PS dorëzon në Kuvend projektin për ligjet që duan 3/5

9 Nëntor 2011, 10:57Politika TEMA

Partia Socialiste ka dorëzuar në Komisionin e Ligjeve draftin e propozimeve të saj për ligjet e rëndësishme që prej kohësh kanë mbetur peng në axhendën e Kuvendit për shkak se duan tre të pestat e votave. Sekretari i çështjeve ligjore në PS, deputeti Fatmir Xhafaj ka dorëzuar te kolegët e tij demokratë të Komisionit të Ligjeve këtë pakt të ri të PS-së për të mundësuar kalimin e këtyre ligjeve në Kuvend. PS e quan këtë një hap përpara nga ana e saj drejt arritjes së një marrëveshje që do të mundësonte bërjen e reformave të integrimit. Mbetet për tu parë nëse mazhoranca do t’i marrë parasysh amendamentet e socialistëve. Deri më sot mazhoranca i ka bërë thirrje opozitës që të votojë këto ligje duke e akuzuar për bllokim të reformave, ndërsa opozita ka argumentuar se s’mund të ngrejë kartonat me urdhrin e Berishës pa u rishikuar më parë hartimi i ligjeve.

6 komente në “PS dorëzon në Kuvend projektin për ligjet që duan 3/5”

  1. Tepelensi says:

    Akoma vazhdon ky matuf ne Partine Socialiste. cfar i ka dhene kesaj partie ky njeri?????????????????????????????????????????????????????????///

    1. era says:

      ky eshte nga figurat me te cmuara qe ka akoma ne partine socialiste.
      sa me shume te leshoje PS aq me shume shtrengon berisha.
      pd prape nuk ka per te pranuar asgje kjo dihet.

    2. era says:

      pse nuk i jepni postimet e bera?

      1. era says:

        ky eshte figura politike me e cmuar qe ka PS.

  2. Tepelensi says:

    Partia Socialiste ka njerez me shume vlera dhe nuk ka pse pret qe njerez si Xhafa te riciklohen brenda vetes, por ti jape mundesine atyre qe kane kapacitete intelekutale, te moderuar dhe me më shume kontribute ne shoqeri dhe ne kete parti. Akoma nuk ka dhene pergjigje se pse humbi njesia numer 4 ne Tirane ku Xhafa ishte kordinator i fushates.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje