Vetëm 24 orë pas akuzave në drejtim të tij nga “Tifozët Kuq e Zi”, ka ardhur reagimi i presidentit të FSHF-së, Armand Duka, i cili ka shprehur habinë në lidhje me pretendimet e këtij grupimi tifozësh, pasi asnjë prej tyre nuk qëndron. Në fillim ishte shefi i zyrës së shtypit në federatë, Lirim Zalla, i cili ka doli para gazetarëve dhe hodhi poshtë gjithçka, por më pas, në një prononcim të dhënë për portalin sportiv shqiptar “Albaniasocer.com”, presidenti i FSHF-së sqaroi të gjitha detajet. Në fakt, zanafilla e kësaj historie nisi të martën pasdite, kur “Tifozët Kuq e Zi” publikuan një deklaratë, ku paralajmëronin bojkotin e miqësoreve të Shqipërisë me Azerbajxhanin dhe Maqedoninë, duke akuzuar FSHF-në dhe personalisht presidentin Armand Duka për vonesën në emërimin e trajnerit të ri të Kombëtares dhe mos përzgjedhjen e kandidaturës së Besnik Hasit në krye të stolit kuqezi.
“I kemi pranuar të gjitha kushtet e Hasit, e pritëm edhe aq sa donte, por në fund ai zgjodhi klubin dhe jo FSHF-në. Tifozët reagojnë ashtu sepse nuk e dinë të gjithë të vërtetën”, u shpreh dje Zalla.
Pak më vonë u shfaq vetë presidenti Duka, i cili foli në veten e parë. “Nuk është aspak e vërtetë që FSHF dhe unë personalisht nuk kemi pranuar që Besnik Hasi të bëhet trajner i Kombëtares”, sqaroi ai dje për “Albaniasocer”. “Ne ramë dakord me Hasin për të gjitha. I ofruam kontratë 4-vjeçare, i dhamë ekskluzivitet të plotë për të zgjedhur stafin drejtues, i dhamë pagë aq sa kërkoi vetë, me shpërblim siç kemi bërë me të gjithë trajnerët e tjerë. Ne kishim shumë dëshirë që Hasi të drejtonte Kombëtaren. Por, Besniku bisedoi me presidentin e Anderlechtit dhe ai nuk i dha leje për tu larguar, sepse ishte në kontratë me klubin belg”, vazhdoi Duka.
“Ishte zgjedhja e Hasit që të qëndronte tek klubi belg dhe të mos pranonte të merrte pozicionin e trajnerit të Kombëtares, madje ai ndihej edhe fajtor ndaj meje”, deklaroi numri një i FSHF-së, i cili gjithsesi shprehu paqartësi, apo thënë ndryshe, një lloj gjysmë akuze të tij ndaj këtij grupimi. “Tifozët Kuq e Zi rregullisht marrin pozicione politike kundër meje. Kam përshtypjen se dikush është iniciatori dhe i përdor në mënyrë permanente të sillen negativisht kundër meje dhe institucionit që drejton futbollin, FSHF-në”, nënvizoi Duka në fund.
Po ne se jane te verteta keto,pse nuk e bete transparencen qe ne momentin qe Besniku nuk pranoi oferten,apo duhet te behet nje presion i tille dhe te thuhet diçka.
Edhe Besnik Hasin kishte mangut Kombetarja dhe Kryeqyteti se pak fshataro-kosovare i kane marre frymen. Armand Duka beri nje gomarllek qe i propozoi kosovarit postin e larte dhe tani nje grup tjeter bathoro-kosovaresh “kuq e zi” na bejne presion se pse nuk vjen Hasi,te cilit vullnetarisht Duka i propozoi Kombetaren.Nuk thoni shyqyr qe nuk na begenisi Hasija dhe nuk erdhi!
Mire Hasi,hasjanet dhe hajvanet,po ju te tjeret a jeni ne vehte apo jo me keto katundarlleqe qe shkruani?
Ik ore pirdhu ti palaco ! –Jo po do veme ne krye ju rrembythjet e Tiranes qe keni te ngateruar vendin e kokes me te bythes
Besnik Hasi eshte trajner shume i mire dhe do ishte gje shume e mire te ishte ai ne krye t ekombetares sone
-Keta te huajt nuk vihen ne krye te kombetares sone ,se nuk kane respekt per ne,
dhe e drejtojne kombetaren pa pergjegjesi fare..
–Ndaj eshte fatkqesi qe nuk u vendos Hasi
Analist,
ti nuk qenke analist por qenke ANAL-ist. Turp te kesh qe ate grupim te te gjithe shqiptareve kudo qe jane dhe qe perpiqen per kombetaren tone te shenjte e quan:bathoro-kosovaresh. plehra si ty nuk e meritojne kete vend.
Djema..kam ndjekur kombtaren kudo ne shumicen e ndeshjeve jashte shqiperise me qe na eshte dhe ne mundesia..Nuk jam dakort me tifozat kuq e zi (mendimi im) ,sepse nuk besoj se duhet te kene te drejte nxitese te presidenti se kush duhet te zgjidhet trajner.Besoj se fshf ka disa kritere te cilat cdo njeri qe duhet te behet pjese e kombetares duhet ti plotesoje,dhe nqse B Hasi nuk i ka plotesuar ose ata nuk rane dakort nuk ka gje te keqe qe te kalohet dhe te shikohen njerez te tjere te cilet kane shprehur deshire te udheheqin kombetaren tone..Tifozi mbetet tifoz nuk ka rendesi kush zgjidhet trajner ose si luan ekipi, se dashuria per sportin eshte e lindur ne gen ajo nuk mund te krijohet ose ti sajohet ndonjerit..
Pershendetje
Duke pare foton e mesiperme harrova te shtoja se defi me shqiponjen e zeze eshte defi im qe e kam akoma dhe e marr ne cdo ndeshje..kjo foto eshte bere ne holande amsterdam ..humbem 2-1
Ore ti i analizuar qe u analizofsh nga Kina po edhe sportin e shfrytezoni per te krijuar percarje ndemrjet shqipetarve? Po ku ke turp ti o lamash, o i analizuar..
hajduti, kombetarja nuk e ka cmimin fiks, qe duka ben pazar me trajneret, po spranove me kaq ik ! nese donte hasin mos te bente lojra me te. zgjedhja e trajnerit nuk behet ne baze te pareve po te aftesive dhe synimeve. duket qe fshf nenvlefteson per momentin talentet shqiptare duke mos besuar me.