Kristiano Ronaldo është gjendur në një situatë të pakëndshme, pasi gjatë zbritjes së tij nga avioni në Sarajevë, është pritur në aeroport nga tifozët boshnjakë me thirrjet, “Mesi, Mesi”.
Ronaldo ndodhet në Bosnjë për ndeshjen play off të Portugalisë me Bosnjën për Euro 2012.
Pavarësisht thirrjeve, Ronaldo e ka kaluar këtë situatë me të qeshur, pasi në fakt nuk është hera e parë që i ndodh. Edhe nëZagreb, kur luajti në Ligën e Kampioneve kundër Dinamos, tifozët kroatë thërrisnin në kor emrin e Mesit.
Aq sa Ronaldo i mërzitur, deklaroi se njerëzit e kanë inat për shkak se është i bukur dhe ka para.