Kostner, një gjerman për Kombëtaren shqiptare

8 Nëntor 2011, 18:11Sport TEMA

Lorenz-Gunther Kostner është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Kombëtares. Gjermani 59-vjeçar mësohet se dje ka qenë në Tiranë për të biseduar për detajet e kontratës së tij, por nuk bëhet e ditur ende nëse është arritur ndonjë akord me presidentin Duka.

Kostner ka drejtuar shumë skuadra në karrierën e tij, por përgjithësisht të nivelit të ulët. Karrierën si trajner e ka nisur më 1982-1986 te FC Bajern Hof, për të vazhduar më pas me SSV Reutlingen, SC Frajburg, KSV Hesen Kasel, Shtutgarter Kikers, SpVgg Unterhahing, FC Këln, Karlsruher, Hofenhajm, Rot-Vajs Esen dhe në tri vitet e fundit, skuadrën e dytë të Volfsburg.

Thuhet se Duka ka pasur tratativa me këtë trajner këtë fundjavë dhe nuk është çudi që ai të marrë drejtimin që në ndeshjen miqësore që Shqipëria luan ndaj Azerbajxhanit këtë fundjavë.

Sakaq, kandidat kryesor mbetet edhe slloveni, Matjazh Kek. Ky i fundit ka shprehur dëshirën për të marrë postin e trajnerit të Kombëtares shqiptare, por ka sqaruar disa ditë më parë, në një intervistë për mediat e vendit të tij, se nuk është kontaktuar asnjëherë nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Gjithsesi, Kek shihet si person i pranueshëm nga presidenti jo vetëm për CV-në që ka, por edhe për anën financiare.

5 komente në “Kostner, një gjerman për Kombëtaren shqiptare”

  1. guri says:

    ole,ole……….bravo Duka…Po ku i gjen kta mor president…… Si gjithmone,i njejti avaz do vazhdoje me trajneret e kombetares..tiq e mos keput!

  2. stalinsali says:

    O po dhe ndonje trainer nga jupiteri te sillni apo dhe Papandreun te vini, prape nuk do kemi ndonjehere futboll te mirefillte. Kjo jo se skemi lojtare te mire po sepse lojtaret shqiptar nuk marin para se ua mer Duka urithi.

  3. ballgjini says:

    mos presiasnje rezultat pozitiv shqiperia deri sa te jete kryetar federate ky felliqsira Duka

  4. patrioti says:

    ska lidheuj me parate mo shoku ,,ne skemi lojtar..ata qe jane shume te mire nuk pranojne te luajne me shqiperine por me zvicren greqine e finlanden gjermanine etj..kombetarja nuk luhet per para more tutkun..para marrin neper klube ata

  5. gjelbrim says:

    po nga i gjen kto mo burre i dheut, qe si si njeh kurrkush ne dynja e ne jete, apo me harxhu ca lek kot (se keni shume prandaj)…a nuk eshte me mire me marr nji trajner shqiptar? sepse ne fund te fundit dihet rezultati per te gjithe….ne vend te parafundit perfundojme!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje