Askush nuk e beson që Interim und të përfundojë në Serinë B, por fakt është që zikaltërit tashmë ndodhen në zonën e rënies një kategori më poshtë.
Pas javës së dhjetë, Interi ndodhet në vendin e tretë nga fundi, me pikë të barabarta me Leçen, por ka një ndeshje më pak, atë me Xhenoan, që u shty për shkak të përmbytjeve.
Pra, zikaltërit aktualisht ndodhen në Serinë B dhe do të vazhdojnë që të jenë edhe për dy javët në vijim, duke qenë se kampionati ndërpritet për shkak të ndeshjeve të kombëtareve.
Interi ka mundur që të mbledhë deri më tani 8 pikë, duke koleksionuar 2 fitore, 2 barazime dhe 5 humbje. Kjo është nisja më e dobët e Interit, në një kohë që konsiderohej si një prej pretendentëve për fitimin e titullit kampion. Por, tashmë duhet të bëj llogari të tjera. Së pari, të mos rrëzohet një kategori më poshtë.
Aty e ka vendin…
Por para`se te shkoje, t’i dorezoje titujt e vjedhur Juve-s.