Montolivio qesh gjatë minutës së heshtjes për viktimat e Xhenoas

7 Nëntor 2011, 12:38Sport TEMA

Rikardo Montolivio, mesfushori i Fiorentinës, është vënë në qendër të mediave italiane, pasi gjatë minutës së heshtjes që është mbajtur dje në të gjitha fushat e kampionatit italian për viktimat e Xhenoas, ai ka qeshur.

Momenti është kapur nga ana e kamerave të SKY, kur Montolivio ka qenë duke qeshur me mbrojtësin Gamberini.

Megjithatë, mesfushori ka kërkuar ndjesë, duke thënë se i vjen turp për atë që ka bërë. Me anë të një deklarate për shtyp, Montolivio ka kërkuar falje, ndërsa ka thënë se nuk e ka pasur mëndjen kur ka filluar minuta e heshtjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje