Milani do të bëjë këtë sezon pas Antonio Kasanon, i cili pas operimit në zemër do të dojë të paktën gjashtë muaj të rekuperohet. Për këtë arsye, drejtuesit e Milanit janë duke menduar që në merkaton e janarit të marrin një zëvendësues për të.
Emrat janë të shumtë, dhe një pjesë e tyre ndodhen pikërisht në shtëpinë e Juventusit. Bëhet fjalë për Amaurin dhe Tonin, të cilët tashmë nuk bëjnë pjesë në planet e bardhezinjve.
Por, tek kuqezinjtë ka lindur një ide e çmendur, për të transferuar në Milano pikërisht kapitenin legjendar të bardhezinjve, Alesandro Del Piero.
Ky i fundit duket se i ka prishur marrëdhëniet me drejtuesit e Juventusit, pas deklaratës së presidentit Andrea Anjeli, që e përzuri dhunshëm atë, duke thënë se ky është sezoni i fundit i Del Pieros tek Juventusi.
Për më tepër, numri 10 i bardhezinjve është duke u aktivizuar shumë pak nga Antonio Konte, madje në ndeshjet e fundit ka luajtur vetëm minutat e fundit.
Për këtë arsye, Milani, që nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për të pasur në ekip Del Pieron, mund të bëjë një tentativë për të marrë.
Megjithatë, mundësitë që ta shohim Del Pieron me fanellën e Milanit janë pothuajse zero, pasi numri 10 vështirë se do të tradhtonte ekipin e vet pikërisht në mbyllje të karrierës.
nuk eshte ide e cmendur
do behen bashke me inzagin
Nuk ide e cmendur eshte e pamundur,,,,,,,,,,,,,Del Piero nuk do luante kurre ne nje skuader italiane kunder Juves
edhe 1 pensionist tjeter i mungonte Milanit
LOL
milani me galianin nuk mendojn per trofe eropian , per sa i perket kampionatit ata me kto futbollist e fitojn dhe sivjet , keshtu qe dhe me pensionista ata jane kampion italie , por te marresh nje si del pierro eshte pak e ekzagjiruar ,qfare do japi del pierro tek milani , pirlo ishte te milani dhe e hoqen , del pierro ndoshta do iki ne amerik ., ose vendet arabe