UEFA gjobit Shqipërinë me 50 mijë euro

2 Nëntor 2011, 19:05Sport TEMA

Organizmi më i lartë i futbollit Europian UEFA ka gjobitur Shqipërinë me 50 mijë euro.
Komisioni i Disiplinës së UEFA-s ka vendosur të marrë këtë masë ndërshkimore për kombëtaren shqiptare duke iu referuar ndeshjes Shqipëri -Francë, e zhvilluar në Tiranë më datën 2 shtator 2011.
Gjatë zhvillimit të takimit në stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” disa tifozë të papërgjegjshëm edhe pse janë paralajmëruar kanë ndezur fishekzjarre e kanë hedhur sende të ndryshme në fushë.

Kjo masë e rëndë gjobe ka mbërritur në Federatën Shqiptare të Futbollit me motivacionin e rasteve të përsëritura nga “tifozët” e Shqipërisë edhe në disa ndeshje të mëparshme në kuadër të Eliminatoreve të Kampionatit Europian “EURO 2012”.
Në një deklaratë për shtyp FSHF-ja thekson se distancohet nga këto veprime të papranueshme dhe përballë asaj pakice “tifozësh” të pa përmbajtur kërkon mirekuptimin e masës më të madhe të mbështetësve të Kombëtares që realisht janë pjesë e rëndësishme e futbollit tonë./ora-news

7 komente në “UEFA gjobit Shqipërinë me 50 mijë euro”

  1. Kalorsi i zi says:

    O FIFA, nuk jemi ekonomia e dyte ne BE jo, e moret me te vertete shakane e Saliut ju ? Po ku kemi leke ne more .

    1. Argita_B says:

      Kete e kemi peshqesh nga patriotet tifozat kuq e zi, qe qeke pretenduar per patriotizem te flakte, ndezin fishekzare, vijne ne parrulla politike ne stadium, ne nje vend qe duhet te jete feste e gezim, tifozat kuq e zi te perbere nga fshatare te sapodale nga fshati, vijne te na nxijne bojen e te paguajme gjoba.
      Tifozat kuq e zi harrojne se eshte ndeshje futbolli, pra sport e jo lufte, ku luhet per jete a vdekje.

  2. LOLA says:

    eeee se i paguan lorik cana se me klipin qe ka bere ALEANCA KUQEZI KUSHEDI SA MILJONA DO MARRI si matrapaz qe eshte i jati ka lek te paguaje dhe kete meqe i thote vetes patriot

  3. LOLA says:

    lojtari i francez KARIM BENZEMA si kale perpara dhe LORIK CANA i varet ne sup se ska fuqi pika “patriotit ” tone

  4. EDI DETROIT says:

    Lola shume inat e paske Lorikun? Eshte personale apo thjesht ceshtje shijes,se Loriku eshte djale king,futbollist, I pasur,bile edhe shume patriot,nejse ceshtje shijesh.

    1. LOLA says:

      i kam inat njerezit fallco qe dalin neper intervista dhe hapen bythesh sa per djale king prezantoja njehere tourkofagos se ai i ka merak djmete e bukur loriku nuk eshte stili im per mua i mungon nje R ai eshte bure jo burrrrreeeee

  5. albi says:

    Ju lutem para se te komentoni budallalleqe informohuni se KUSH I PAGUAN GJOBAT. Dhe po te informoheni sic duhet do te kuptoni qe TAKSAPAGUESIT SHQIPTARE nuk paguajne ASGJE pasi FSHF eshte institucion i pavarur nga institucionet shtererore dhe nuk perfiton asgje nga buxheti shtetit. Keshtu qe QETESOHUNI sic na i jep parate UEFA ashtu dhe po na i merr.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje