Kasano do operohet në zemër, kthehet pas 4-6 muajsh

2 Nëntor 2011, 18:07Sport TEMA

Sulmuesi i Milanit dhe kombëtares italiane, Antonio Kasano, do të operohet në zemër për disa probleme celebrale. Lajmi u bë i ditur nga mjekët, ndërsa ndërhyrja pritet që të bëhet në ditët në vijim.

Kasano prej disa ditësh ndodhet në spital dhe të gjithë menduan më të keqen më të mundshme.

Por, administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galiani, ka dashur që të qetësojë të gjithë sportëdashësit. Ai ka thënë se karriera e Kasanos nuk është në rrezik dhe për 4-6 muaj, sulmuesi mund të rikthehet për të luajtur.

Gjithë Italia është sensibilizuar me sulmuesin barez, i cili është duke kaluar një prej periudhave më të vështira të jetës së tij.

1 komente në “Kasano do operohet në zemër, kthehet pas 4-6 muajsh”

  1. Arjani says:

    Sherim te shpejte casano.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje