Antonio Kasano është duke kaluar periudhën më të vështirë të jetës së tij. Prej disa ditësh ai ndodhet i shtruar në spital dhe mendohet se është I prekur nga iktusi në tru. Kjo nuk është konfirmuar ende, por nëse është e vërtetë, atëherë karriera e tij mund të përfundojë, duke qenë se është një sëmundje që mund të shkaktojë edhe vdekjen.
Por, edhe nëse nuk është i prekur nga kjo sëmundje, e ardhmja e Kasanos është sërish në dyshim, pasi do të duhet shumë kohë për rekuperimin e tij dhe ndoshta barezi mund të vendosë të braktisë përfundimisht futbollin.
Gjitha Italia është sensibilizuar me Kasanon dhe të gjithë urojnë që barezi të shërohet sa më shpejtë. Por, kjo do të jetë e vështirë! Të paktën për momentin.
It’s really great that people are sharing this inmfoartion.