Cassano shtrohet në spital

31 Tetor 2011, 11:30Sport TEMA

Menjëherë pas kthimit në Milano nga ndeshja kundër AC Roma, e fituar nga Milani me rezultatin 3:2,  Antonio Cassano është shtruar në spital.

Kështu mësohet në një komunikatë shpërndarë për mediet nga klubi kuqezi, ku sqarohet se menjëherë pas zbritjes në aeroportin e Milanos, mbrëmjen e së shtunës, Cassano ka pasur shqetësime shëndetësore.

Mjekët e kanë shoqëruar atë në poliklinikën e Milanos, ku po i nënshtrohet vizitave të hollësishme.

Cassano luajti 20 minuta për kuqezinjtë në ndeshjen kundër Romës dhe shfaqi një formë shumë të mirë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje