Shumë duartokritje, lotë pafund dhe një mizëri njerëzish, i kanë dhënë lamtumirën e fundit pilotit italian, Marko Simonçeli, që humbi jetën tragjikisht gjatë garës së Malajzisë.
Në ceremoninë mortore, ku kanë marrë pjesë mijëra persona, kanë qenë të pranishëm të afërmit, e fejuara, si dhe miqtë e tij, duke filluar nga Valentino Rosi, që në mënyrë aksidentale u përfshi në aksidentin tragjik, deri tek Horge Lorenco.
Arkivoli me trupin e Simonçelit është shoqëruar me këngën e Vasko Rosit “Siamo soli noi”, ndërsa prindërit e Markos kanë qenë shumë të prekur nga dashuria që gjithë njerëzit kanë shfaqur për djalin e tyre.
“Marko ishte një njeri i jashtëzakonshëm, ishte i përsosur dhe njerëzit e përsosur nuk mund të jetojnë me njerëzit normal këtu në tokë”, ka thënë e përlotur e fejuara e tij, Kate.
E kam perjetuar njelloj si vdekjen e Airton Senes!!!!!!!!
gjunah..ishte djale i ri dhe nje pilote kurajoz..u prefte shpirti ne paqe djaloshit