Presidenti Topi dekoron dy ish-sportistët e Dinamos

27 Tetor 2011, 13:56Sport TEMA

Dy nga sportistët me të njohur të volejbollit shqiptar Ela Tase dhe Shaban Uka janë dekoruar nga presidenti Topi me urdhrin “Mjeshtër i Madh” . Dy ish-lojtarët e ekipi i Dinamos, janë dekoruar nga kreu i shtetit bamir Topi në një cermoni të organizuar në presidencë.

Në fjalët e tyre përshëndetëse, volejbollistët e dekoruar shprehën mirënjohjen për vlerësimin e marrë nga ana e Presidentit të Republikës duke vënë në dukje se: “Ndihen shumë të emocionuar, të lumtur e të nderuar për këtë vlerësim!” duke falenderuar njëkohësisht edhe familjet e tyre, bashkësinë sportive dhe sidomos sportdashësit për mbështetjen e dhënë gjatë karrierave të tyre të gjata e të shquara.

Në ceremoninë e dekorimit ishin të pranishëm drejtues të Federatës Shqiptare të volejbollit, personalitete të shquara të sportit shqiptar, trajnerë, volejbollistë, miq, familjarë dhe kolegë të sportistëve të dekoruar.

9 komente në “Presidenti Topi dekoron dy ish-sportistët e Dinamos”

  1. Me vjen mire vecanerisht per Shaben sigurisht dhe per Elen.Shaba nje volejbollist klasi si dhe nje nejri po aq i mire qe fatkeqesisht ne vitet e tranzicionit i harruar.

    1. Epirioti II says:

      Edhe mua per Shaben me behet vecanerisht qejfi. Njeri nobel. Shaba dhe Ela jane dy legjenda qe na conin pulsin 120 dhe adrenalinen ne qiell. Ela ka qene nje dinamit qe nuk kishte bllok ne Europe ta stoponte. Sa pa fat qe ’90 i zuri ne shuarjen e karrieres. Dinamo e Eles kapitene eshte absolutisht skuadra me e madhe e te gjitha koherave te gjithe sporteve shqiptare.

  2. kujtim says:

    Sabah Bizi ja ka dhi presidentit se ja ka kthy medaljen qi i ka dhan se ka ofendu Shkoder loken ton nan dhe Jozefinen zoj Shkodret me tradit patriotike.
    Kush ofendan gjuhen e Skenderbeut e Gjeto Basho Mujit e tan tjerve nuk asht i mirsepritun n`Shkodren kreshnike kryqytet real i Shqipnis antike e klasike.

    1. Epirioti II says:

      Po qe se asht e vertete kjo qe je tu thane, Sabah Bizi paska dhi mbi kryt e veta n’faqe t’bots.

  3. tan says:

    Flm dy sportisteve ikone te volejbollit shqiptar qe na kane dhuruar emocione te papara vite me pare dhe do na duhet shume vite te tjera per ti perjetuar…

  4. ata jan dy yje qe si vin me shqiperise, pasi sot Dinamo dhe sporti eshte shkaterruar! sot nje dekorat duhet dhene per sportin me te perhapur ne shqiperi, hajduterine politike ! jepe President nje dekorate se jan thyer rekorde!

  5. tani says:

    Jane dy yje jo vetem te legjendes Dinamo,por gjithe Shqiperise!
    Faleminderit Z. President, por sot Sali Berisha dhe banditet e tij, ne perpjekje per hequr nga vetja pisllekun komunist qe i mbulon,hakmerren duke shkaterruar dy klubet Partizani dhe Dinamo!

  6. gezim says:

    te faleminderit presidenti Topi qe dekorove dy yjet e Dinamos u gezova shume per te dy per Bizin se e kam patriot por edhe per Elen se e kam pase shoqe klase te dy e meritojne jo vetem si yje te sportit por edhe so model per moralin e tyre ,Ela eshte me te vertete per ti hequr kapelen nje grua model nje familjare e shkelqyer dhe nje shoqe shume e mire kane ngelur njerez te mire pak keto 20 vjet shume nxorren fytyren e vertete te tyre nuk e ka fain sistemi por njerezit qe ligesine e kane pasur te fshehur o je o nuk je .

  7. Eri says:

    Ata jane njerez te arte te sportit, e meritonin per gjithcka i kane dhene Shqiperise ne volejboll.
    Shyqyr qe s’ju kapi liberalizimi i vizave ne vitet ’80 sepse do kishit luajtur edhe ju per ngjyrat e ndonje kombetare tjeter, pasi ketu Ministria e Kultures dhe Sporteve eshte thjesht per te organizuar koncerte sportive nen moton “Kush e hedh shurren me larg” … dhe padyshim fituese jane Çiljeta dhe Greta Koçi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje