Pas një fillimi të vështirë sezonin e kaluar, mesfushori spanjoll, David Silva, është kthyer në lojtarin kryesor tek Mançester Siti, duke e udhëhequr këtë të fundit në fitoret e njëpasnjëshme.
Paraqitjet e tij të shkëlqyera, si ajo e fundit ndaj Mançester Junaited, ku Silva shënoi edhe një gol, kanë bërë që mesfushori I kombëtares spanjolle të jetë sërish në vëmëndjen e ekipeve kryesore në Spanjë, Barcelona dhe Real Madrid.
Britanika “Daily Mail” bën me dije se Reali dhe Barça kërkojnë që ta rikthejnë në Spanjë Silvën, dy vjet pasi ai u largua drejt Sitit nga Valencia, për 28 milionë euro.
Aktualisht, vlera e Silvës ka shkuar në 35 milionë euro, por Reali dhe Barcelona do të ofronin edhe më shumë për ta pasur mesfushorin në radhët e tyre.