Pilotja shqiptare, fituese ndër të parat femra në Kampionatin Botëror

22 Tetor 2011, 17:58Sport TEMA
Pilotja shqiptare, fituese ndër të parat femra në Kampionatin

Desara Muriqi, pilotja shqiptare është fituese ndër femra e Kampionatit Botëror FIA Energji Alternative.
Fundjavën e kaluar me Ecorally San Marino, Qyteti i Vatikanit mbaroi kampionati botëror i organizuar nga Federata Internacionale e Automjeteve i rezervuar për automjetet e ushqyera nga energji të rinovueshme.
Në garë u rendit në vendin e gjashtë shqiptarja Desara Muriqi, e cila me këtë rezultat shënoi një seri rekordesh, pasi është në fakt, pilotja e parë shqiptare që arrin të marrë pikë në klasifikimin botëror FIA, dhe është femra që ka arritur vendin më të lartë në historinë e Kampionatit Botëror për Energji Alternative.
Desara Muriqi, lindur në Shkodër në vitin 1985, jeton në Itali – Sansepolcro, Toscana – që nga shkurti i vitit 2002. Ajo është shembull perfekt integrimi.
E diplomuar në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Sienës, flet rrjedhshëm pesë gjuhë, është aktore teatri dhe nxënëse e profesorit Andrea Merendelli. Në garën e fundit të Kampionatit Botëror FIA, Desara, pilote e skuadrës Imega – ka nisur një Jeep kineze ‘Gonow GA200’. Pranë saj, duke përbëre një ekip kozmopolit, ndodhej si co-pilote ukrainsja Yulia Lutsyk. Me këtë vend të gjashtë, pilotja shqiptare është demonstruar veçanërisht e aftë, duke mundur kampionin italian Vincenzo Di Bella i cili aktualisht është zëvendës kampion botë, po ashtu dhe francezin Raymond Durand, kampion në vitin 2009 dhe 2010.
“Shpresoj që ky rezultat i rëndësishëm- tha gjatë ceremonisë së dhënies së çmimeve Desara Muriqi- të ndihmojë në përhapjen e kulturës ambientaliste dhe ekologjike në Shqipëri. Një hap i parë në Shqipëri do të ishte përhapja e përdorimit të energjisë së pastër si gazi”.

20 komente në “Pilotja shqiptare, fituese ndër të parat femra në Kampionatin Botëror”

    1. raimondi says:

      Bravo Shkodra ! –Na nderove

    2. jimmi says:

      Suksese ne jeten e perditeshme e shendet

  1. denkoka says:

    po normal…me makina me bateri….
    gjithsesi bravooo

  2. arber says:

    hajde ta marrsha na nderon!

  3. Te lumte! shkodrane e vertete. Je si shpirt.

  4. shvejk says:

    Kjo na nderon jo Bleona.

    1. raimondi says:

      Edhe Bleona na nderon, se Bleona eshte si Yll bukurije

      Te dyja shume te mira jane

      1. sali arrori says:

        bleona na nderon per prodhimin e djathit.

  5. ARNITA says:

    CUGINA MIA SEI LA NUMERO 1 .. SEI LA NOSTRA GIOIA ?

  6. Argita_B says:

    Perhapja e energjise se paster si gazi!!
    Nuk e dija se gazi konsiderohet si energji e paster!!

  7. Fran Hoxha says:

    NA NDEROVE! suksese te metejshme!

  8. nik says:

    san marino nuk ka lidhje me vatikanin jan qindra kilometra larg njeri tjtrit

  9. vladimir says:

    I lint,ky eshte urim shqip dhe Jo bravo .pershndetje .

  10. Gjergji Habilaj says:

    Ka shume njerze , me te cilet duhet te krenohemi ne shqipetaret ne bote.

    Ne cdo kohe , shekuj me radh kane dal shqipetare dhe shqipetar qe kanë bere histori .

    Pershendetjet me te mira dhe suksese te metejshme .

  11. Ilir says:

    Bravo Desara. Te lumte! Te urojme suksese te metejshme. Lidhur me San Marinon si qytet i Vatikanit eshte gabim. San Marino eshte si shtet me vete brenda Italise me monedhen e vet. Nuk ka te bej fare me Vatikanin.

  12. tironci says:

    BRAVO SHKODRA ..urime .

  13. hodo kabello says:

    E nderuara Desana Muriqi Me veprimtarin tuaj ,jo vetem nderoni veten ,familjen por edhe kombin Shqipetar,Neve pjesetare te AMZHGJV dhe Intelektuale te Shpalljes se Pavaresise se atdheut na gezon fakti se po merni stafeten eIntelektualeve qe luftojne per mjedis te shendosh ,detyre qe edhe neve e kemi platformen tone .Ne se deshironi mund te rregjistroheni ne INTELEKTUET E 100 VJETORIT,dhe mund te bashkerendisim veprimtarin
    Respekt per veprimtarin tuaj
    Dr.Kabello

    1. Argita_B says:

      Do te ishte mire, qe perpara se sa te prezantoje veten apo te ashtuquajturen Organizate Intelektuale, te mesoje te shkruaje shqipen ne menyre korrekte.
      Qe nje fshatar i pashkolle nuk di ta shkruaj shqipen, kjo nuk perben turp, po dikush qe pretendon se eshte intelektual, kjo eshte turp.

      1. APOKALYPSIS says:

        Po pse mi Argita ku i ka gabimet drejtshkrimore i nderuari????

        OK une do i beja nje korrigjim te vockel ne “..edhe neve e kemi ..” ne fakt duhet “..edhe ne ..”

        Perse nuk perdorni argumentin kur akuzoni? Ke bere ndonjehere Qortim Hartimi ti mi Argita No2?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje