Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka refuzuar sërish kërkesën e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) për lejimin e zhvillimit të ndeshjeve miqësore ndërkombëtare. Vendimin për refuzim të kërkesës së FFK-së e mori Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s, të premten, në ditën e dytë të mbledhjes që e mbajti në Züerich të Zvicrës.
“Duke u bazuar në qëndrimin e UEFA-s për këtë çështje, Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s konfirmoi që kërkesa e Federatës së Futbollit të Kosovës që të luajë ndeshje miqësore ndërkombëtare nuk mund të aprovohet”, thuhet në njoftimin e FIFA-s të publikuar në sajtin zyrtar të kësaj federate, shkruan Koha Ditore e së shtunës.
FIFA në tetor të vitit 2008 kishte refuzuar kërkesën e FFK-së për pranim dhe me atë rast ia kishte ndaluar Kosovës zhvillimin e ndeshjeve miqësore ndërkombëtare. Nga ajo kohë, përfaqësuesja e Kosovës ka luajtur vetëm me skuadra të ndryshme. Në vitin e fundit ka pasur probleme për aranzhim të ndeshjeve edhe me skuadra. Takimin e fundit, Kosova e ka luajtur në muajin mars, kur barazoi pa gola me Renovën e Maqedonisë. Atë muaj, Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s kishte shqyrtuar kërkesën e FFK-së për lejimin e miqësoreve dhe kishte vendosur që këtë çështje ta bartte te konfederata evropiane, UEFA. UEFA nuk është deklaruar publikisht në lidhje me kërkesën e FFK-së, por kishte dhënë përgjigje negative. Këtë e ka bërë të ditur të mërkurën për gazetën kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Duka është anëtar i Komitetit të Asociacioneve të FIFA-s. Ky organ ka diskutuar kërkesën e FFK-së në mbledhjen e mbajtur të mërkurën dhe i ka rekomanduar Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s që ta shqyrtojë atë.
FFK-ja nuk është njoftuar zyrtarisht për refuzimin e ri që ia ka bërë FIFA.
“Nuk kemi marrë asnjë informatë zyrtare. Ata i marrin vendimet në bazë të statuteve të tyre. Por, ne zyrtarisht nuk kemi asgjë”, ka thënë kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, të premten në mbrëmje, për Kohën Ditore. Ai i përcolli nga afër punimet e Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s.
Komiteti Ekzekutiv udhëhiqet nga presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter. Këtë organ e përbëjnë 23 anëtarë.
Zhvillimin e ndeshjeve miqësore ndërkombëtare, FFK-ja e shihte si fazë kalimtare deri në pranimin e plotë në FIFA e UEFA. FFK-ja vazhdimisht ka provuar të anëtarësohet në FIFA e UEFA, por deri më tani nuk ia ka dalë. /koha
Na plasi per debilat e FIFA-s. Djemete tane do te luajne duan apo s’duan ato kaqolat. Ato do luajne per flamurin e vertete te shqiptareve qe eshte ai i Skenderbeut e jo per ate pacavuren blu qe na kane imponuar si flamur. Djemte e Kosoves jane djemte e Shqiperise se Kosova eshte pjese integrale e Shqiperise. Qeveria Shqiptare duhet menjehere te paise te gjithe qytetaret e vet jashte kufijve aktuale shteterore me pasaportat e Shqiperise. Populli thote se “haka do te shkoje nje dite tek i zoti” Keshtu edhe Kosova do bashkohet nje dite me shtetin ame, duan apo s’duan bythaxhinjte e Europes bushter.
Po cuant e Kosoves e kane ekipin e tyre –Ata jane pjese e kombetares shqiptare
–Keshtu qe nuk na ruhet shume se ca thote FIFA me ate Butler idiotin
o aj perverzi ,blater asht fajtor de,,,,
Pse, c’fare prisni nga nje zgjebs te degjeneruar dhe te korruptuar si Sepp Blater, miku salullatosit!