Një sponsor i sikletshëm

20 Tetor 2011, 11:30Sport TEMA

Virtus Roma, ekipi i basketbollit italian, është një nga te vetmit që nuk ka sponsor në kampionat dhe ka vështirësi financiare. Për këtë arsye, ekipi është në kërkim të sponsorve.

Dhe, duket se e ka gjetur një të tillë, por që në fakt është i sikletshëm për t’u mbajtur në fanellë, duke qenë se ekipi ndiqet nga të gjitha moshët.

Bëhet fjalë për agjencinë kanadeze Ashley Madison, e cila sapo ka zbarkuar në Itali dhe siguron takime për të martuarit. Agjëncia ofron 1.1 milionë euro për ekipin kryeqytetas.

Por, oferta nuk është pranuar ende, duke qenë se nuk dihet se si do të pritet nga tifozët dhe për më tepër që bëhet fjalë për një ekip që ndodhet pranë selisë së Vatikanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje