Armand Duka mashtron për lobingun kosovar

19 Tetor 2011, 14:48Sport TEMA

Federata Shqiptare e Futbollit ka shpërndarë dje një njoftim për mediat ku thuhej se në mbledhjen e sotme të Komisioni të Federatave të FIFA-s në Zyrih do të diskutohet edhe për Kosovën. Më konkretisht, do të diskutohet mbi kërkesën e Kosovës për t’u lejuar që të zhvillojë ndeshje miqësore ndërkombëtare. Sipas njoftimit të Federatës sonë, diskutimi për Kosovën është shtuar si pikë në axhendën në mbledhjen e sotme pas kërkesës së presidentit të FSHF-së, Armand Duka, që është edhe anëtar i këtij Komisioni. Në fakt, këtu ka një pasaktësi, sepse FIFA e ka miratuar diskutimin e çështjes së Kosovës pas kërkesës me shkrim të bërë më 2 shtator nga FFK-ja (Federata e Futbollit të Kosovës) dhe jo nga Armand Duka, ashtu sikur thuhej dje në njoftimin zyrtar. Gazeta “Panorama Sport” ka mundur të sigurojë një kopje të letrës që FIFA i ka dërguar më 23 shtator Federatës së Kosovës ku i ka konfirmuar se më 19 tetor do të diskutohet për kërkesën për ndeshje miqësore.

5 komente në “Armand Duka mashtron për lobingun kosovar”

  1. shefqet dushku says:

    Po miremo ky Duka nuk u ngop se shituri ndeshjet e Kombetares se Shqiperise,po dashka te jete pjese edhe ne pazaret e Kosoves? A thua ta lene atje te beje ate qe po ben me Kombetaren Shqiptare? Apo edhe atje ka :Thacurina. . . : te korruptuara si keta sharlatanet tane.Kur do te shpetojme nga ky klan mafjozesh qe kane pushtuar tere segmentet e jetes sone te perditshme.Keta jane te lidhur me lloj-lloj miqsish,krushqish e piaslleqesh mes tyre.Kete e harroi edhe rrumpalla Sali,se ai i thoshte Duka i krimit etj,po si duket e futi edhe Salen ne te njejten valle ky Na dolen te forte keta Duket,ne politik majtas e djathtas,ne qender e me LSI-ne ,kur e do puna,ne ekonomi ne te gjitha pislleqet e kohes,bravo dukista,kokista e metista te pista.

    1. raimondi says:

      Ky Duka eshte nje gomar qe s’e ka shokun Esht eme keq se ky imi kur eshte i dehur lol
      — Po si e lene ne krye te federates kete debil?

  2. E verteta says:

    Ky qe ne pamje te kuiton nje bange qe punon vetem per te.

  3. Tiku says:

    Bentley eshte vjetersuar dhe duhet ndnj lek nga Kosova per te blere nje te ri!!!!!!!!!!

  4. nga deti kuq e zi says:

    keshtu lloj patriotesh kemi ne krye te kombetares!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje