Mesi po thyen çdo rekord: 103 gola në 100 ndeshje

17 Tetor 2011, 17:03Sport TEMA

Tashmë dominimi i Barcelonës nuk përbën më lajm. Aq më tepër shënimet e golave nga ana e yllit argjentinas, Lionel Mesi. Por, ky i fundit ka vendosur një tjetër rekord: në 100 ndeshjet e fundit me Barcelonën, Mesi ka arritur që të shënojë plot 103 gola.

E përkthyer me minuta, Mesi ka shënuar një gol në 82 minuta, duke e bërë atë realizuesin më të mirë për momentin.

Gjatë sezonit të kaluar, ylli argjentinas arriti që të realizonte 53 gola në total, ku 31 prej tyre i realizoi në kampionat. Në sezonin aktual, vetëm në shtatë javë, Mesi ka arritur që të shënojë 10 gola.

Shënuesi më i mirë në historinë e kampionatit spanjoll është Telmo Zarraonaindia, që ka mundur të shënojë 250 gola në 15 vite të luajtura tek Atletiko Bilbao (19140-1955).

Tashmë të gjithë nuk pyesin nëse një ditë ky rekord do të thyhet, por kur do të thyhet, duke qenë se shifrat e Mesit janë të frikshme. Deri më tani, ai ka arritur të shënojë 129 herë dhe është vetëm 24 vjeç. Nëse vazhdon me këto ritme, Mesi me shumë mundësi do të vendosë rekorde absolute.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje