Tifozat Kuq e Zi dëshirojnë që zyrtarisht të informojnë opinionin publik me faktet e mëposhtëme. Mund të kishim bërë analiza dhe përshkrime të gjata për këto eliminatore, por në këto momente është e rëndësishme që të gjithë të kemi parasysh FAKTET. Të tjerat janë pallavra.
Shqipëri — Rumani
Flakadanët dhe tymueset hidhen në fushë për të ndërprerë ndeshjen. Tifozat e ndërpresin ndeshjen në formë proteste. Protestuam për rezultatet skandaloze prej të paktën 3 eliminatoresh, për trajtimin armiqësor prej disa ndeshjesh nga policia dhe me e rëndësishmja, kundër përdhosjes që u bëhet simboleve të shenjta kombëtare! Prej dhjetëra vitesh, vazhdojmë të qëndrojmë në vend të fundit ose të parafundit në grup! Në futboll, tifozat janë opozita e vetme. Të gjithë të tjerët “hanë bukë diku.”
Trajneri
Filmi qesharak i largimit të trajnerëve përsëritet gjatë të paktën 3 kualifikimeve të fundit. Ju kujtohet Baric, Briegel, Han etj? Ne mbështesim Kuzhen të vazhdojë punën si trajner. Publikisht këtë e kanë kërkuar dhe shumica e lojtarëve.
Lojtarët
Prej kohësh kërkojmë prej tyre:
Të këndojnë himnin me dorë në zemër (ka pak përmirësim)
Të përshëndesin tifozat nga afër në fund të ndeshjes!
Të luajnë gjithmonë me zemër
Nuk i tolerojmë më!
Talentet e Reja në Kombëtare & U21
Mbi 10 talente të reja të pajisur me pashaporta janë zbuluar nga Tifozat Kuq e Zi. Trajneri i shpresave, dështim i plotë në disa eliminatore.
Tifozat Kuq e Zi
Vijnë nga të gjitha trojet e Shqipërisë Etnike. Mbështesin kombëtaren shqiptare në futboll dhe çdo sportist që garon për Flamurin e Shenjtë Kuqezi. Punojnë dhe jetojnë për të zbatuar Kushtetutën e Shqipërisë, “… me aspiratën shekullore për bashkimin kombëtar”. Burimet tona: dashuria për Shqipërinë, Flamuri dhe kuotat e anëtarësimit. Animi politik: Shqipëria.
Harta e Pavaresisë 28 nëntor 1912
Harta qe u hap në ndeshjen kundër Rumanisë është harta e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912. Ta mësojë kush nuk e di se pavarësia është shpallur me hartën e Shqipërisë Etnike! Harta e Rep. Shqipërisë është harta që na u imponua në Londër më 1913. Kush nuk rrespekton hartën e 1912 po shkel kushtetutën.
plotesisht dakorte per “kerkesat” tuaja.
ju mbeshtes dhe ju uroj pune te mbare.
Nje kombetare si jona nuk i meriton tifoze si “tifozet kuq e zi”. Djema, me mire beni tifo per ndonje sport si mundja apo peshengritja se futbolli shqiptar ka per te mbetur prone e mafiozeve. Por edhe ju mos u beni diplomate, por kritiken tuaj fillojeni me kryepalacon e futbollit shqiptar, matrapazin Duka dhe turmen e bazhibozukeve te tij ne FSHF…
Ti Aqif je shume i zgjuar, ndaj dhe me kupton shpejt..
Fifa dhe Uefa i ndalojne organizatorit parrulla sslogane apo harta politike ne stadiumet u shvillohen aktivitete te organizuara nga Fifa apo Uefa.
Ate qe kerkojne Tifozet kuq e zi, ndofta ne thelb kane te drejte, po eshte e jashteligjeshme, pra ne forme e kane gabim.
Se pari, Tifozet kuq e zi nese shpalosin harta te Shqiperise etnike ne stadium, ajo qe do te denohen eshte kombetarja shqiptare dhe asnje tjeter.
Se dyti, tifozet kuq e zi jane tifoze dhe jo trajnere, pra nuk jane ata qe duhet te gjejne futbollistet e te vendosin per formacionin e kombetares, pasi ne Shqiperi, si ne çdo vend te botes jemi 3 milion e gjysem trajnere dhe sejcili kemi mendimin tone.
Ai qe vendos per kompozimin e ekipit, eshte trajneri, ndaj dhe eshte emeruar dhe paguhet.
Se treti, preteksi se je organizuar ne forme shoqate dhe kendon ne stadium nuk te jep te drejten ti imponosh ekipit kombetar se si duhet te kendoje himinin shqiptar, me apo pa dore ne zemer.
Per sa i perket Armando Dukes, ne dore e ka ta heqi vetem Federata, preoblemi eshte se Federata eshte po vete Armando Duka keshtu qe veshtire se leviz nga posti i presidentit te Federates.
po pak jeni o vlleze sot po neser te jeni te sigurt se se do jemi me mijra respek per keta djema hallall jua beht zoti
Kam ndjekur kombetaren ket vit te gjitha ndeshjet jashte ..keto 2 te fundit ne Luksemburg dhe france me te vertet shume te dobeta.
Ne france po mos te ishte cana qe ti theriste klod duros dhe disa te tjereve ne fund te ndeshjes qe te vinin te na pershendesnin ne si tifoza..se te tjeret as qe kthyen koken..Me te vertet nqse hedh syte verdalle ne kemi nje kombetare te perkedhelur. e them kete sepse nuk kam pare ndonje vend te vogel si ne dhe qe kombetarja e tyre nuk jep rezultate fare qe te jene ne stadium aq tifoza shqiptare ..nuk e di po me hamendje them qe ne luksemburg mund te ishin rreth 500 a 600 dhe ne france mbi 1000 tifoza..duke marre parasysh qe keto ndeshje ishin pa interes…nuk permend ketu qe ne ndeshjen e fundit vjet me suedine ku humbem 4-1 po ashtu dhe atje ishin mbi 1000 tifoza..
Jam dakort me artikullin e mesiperm ..ne si tifoza i ndjekim kudo ata duhet te na respektojne ne dhe sportin,..
pershendetje
Rrofshin shqiptaret kudo qe gjenden , ato qe e duan Shqiperine zonje dhe me te bukuren e dheut . Keto jane kerkesa serioze , dhe te gjitha te realizueshme . Ne Shqiperi fatkeqesisht eksizston nje perbuzje ndaj Shqiperise (nje auto-racizem) , nacionalistave apo atyre qe mendojne se ky vend mund te behet . Te gjithe presin me syte nga te huajt , a thua se ata i duan te mirene ketij vendi . Ne Kosove dhe ne Shqiptari fatmireisht nuk ekziston ky demoralizim sic ekziston ne Republiken e Shqiperise . Forca Shqiperia pa dallim feje krahine dhe ideje !
Rrofshin shqiptaret kudo qe gjenden , ato qe e duan Shqiperine zonje dhe me te bukuren e dheut . Keto jane kerkesa serioze , dhe te gjitha te realizueshme . Ne Shqiperi fatkeqesisht eksizston nje perbuzje ndaj Shqiperise (nje auto-racizem) , nacionalistave apo atyre qe mendojne se ky vend mund te behet . Te gjithe presin me syte nga te huajt , a thua se ata i duan te miren ketij vendi me shume se vete ne . Nuk ka besim , dhe mbreterojne anti-vlerat. Ne Kosove dhe ne Shqiptari gjendja eshte disi me e mire fatmireisht nuk ekziston ky demoralizim sic ekziston ne Republiken e Shqiperise . Forca Shqiperia e bashkuar pa dallim feje krahine dhe ideje !
Ata te kombetares tone jane te tere halldupa.
kjo eshte e pa pranueshme, qe tifozet te vendosin kushte se si duhet ti pershendesin lojtaret, apo ne duhet te kendojne himnin me dore ne zemer ! marrezira! tifozet kane te drejte vetem te brohorasin ne stadium, apo dhe te protestojne jasht tij per rezultatet sportive, apo dhe per sjelljen e policise, po jo te demtojne imazhin e shtetit te tyre ! protestat e 1000 veteve nuk duhet te prishin nje ndeshje qe e shikojne 10 mije apo 100 mije te tjere ne TV ! Sa per harten e shqiperise, per ate nuk luftohet ne stadium ! te gjithe e duam shqiperine te bashkuar po s’duhet kthyer stadiumi ne arene lufte !
Pervec kerkeses per lojtaret per te luajtur gjithmone me zemer qe edhe kjo eshte shume subjektive, te tjerat jane komplet te pallogjikshme.Si tifoz i kombetares nuk me behet vone nese lojtaret kendojne apo jo himnin apo nese me pershendesin apo jo pas ndeshjes. Ajo cka dua eshte te luajne futboll si profesioniste e jo si nje grup amatoresh.Sa per trainierin Kuzhe ai pati kohe ta tregonte vehten,rezultatet tregojne se deshtoi.Trainieri i shpresave Bushati eshte nje inkompetent qe eshte dashur te shkarkohet kohe me pare.
Problemi i vetem i futbollit shqiptar eshte qe ne nuk kemi shtet.Ne nuk kemi asnje ekip zinxhir apo ambiente sportive per zhvillimin e ketij sporti .Ne Afganistan fushat sportive jane me te mirat .Saliu me Sandrin mendojne si ti prishin e te ndertojne pallate .Kampionati shqiptar eshte nje busines ku ndeshjet shiten .Ateher cfare kerkojme nga kombetarja e traineri i saj
ne skemi fusha futbolli , ske ku ti zbulosh talentet e rinj .
nqs do kishim nje federate futbolli serioze edhe ata shqiptar qe luajne per zvicren dhe vende tjera do vishnin fanellen kuq e zi !
Per sa i perket frymes nacionaliste ju mbeshtes, per te tjerat me vjen keq. Futbollin tani e drejtojne zeqo pilafet. Ne Shqiperi tashme futbolli eshte shkaterruar. Ku jane ekipet zinxhir? Terrenet sportive? Jane bere pallate apo jo. Shikoni sa stadiume jane prishur dhe prishen qellimisht nga te ashtuquajtur president klubesh. Pse u shki partizani? pse po shkrihet Dinamo? Per çfar na duhet nje trajner i huaj me nje pagese marramendese ku ekipi kombetar do seleksioner dhe jo trajner? Te gjithe lojtaret sterviten ne ekipet ku luajne. Nje futbollist i ri per te lojtur ne kombetare duhet te paguaj, apo se dini? Lojtaret e ekipit shesin ndeshje. Per sa koh do ekzistojne kompanite e basteve futbolli do jete teater.
ESHTE GJEJA ME EMOCIONUSE QE KAM LEXUAR …KERKESAT E TIFOZOVE I MBESHTESIM 100 PER 100 …TE MARESH PJES NE KOMBETARE NUK MJAFTON TE JESH VETEM TALENT …AI QE NDJEN HYMNIN KOMBETAR FITON EDHE ME ZEMER…POR KUR KE PISA SI DUKA E KOMPANI GJERAT SHKOJN GABIM…VETEM NJE DIKTATOR ME ZEMER KOMBETARE MUND TE RREGULLOJ SITUATEN JO VETEM NE FUTBOLL POR DHE NE JETEN E PERDITSHME.. SHPRESOJM QE KY DIKTATOR TE LINDI NJE DITE…
ME DUKET SE KENI ARRUAR DHE NJE PIK LARGIMIN E ARMANDO DUKES AI ESH E KEQJA E K O M T A R E S KUQ E ZI
bravo dhe ju lumte per te gjitha qe shkruani jan shum te sakta te gjitha ato qe kerkoni prandaj ju perkrahim 100per 100 dhe gjithmon te bashkuar qofshim urime shqipri
Himni duhet te kendohet me dore ne zemer, ai te perfaqeson ty.
Kerkesa shume katundare keto qe po na zene syte,te pakten disa prej tyre.
Keta Tifozat na paskan zbuluar ndhe “talentet” qe sot lukan me Kombetaren dhe Kombetarja qenka dobet?!?!-Bravo per “zbulimet”!!
Lereni trainerin e U-21 te punoje se te pakten vitin e fundit ky ekip po prodhon futboll dhe futbolliste.
Lereni FSHF-ne te punoje,se pak se ka gjynahet e veta dhe tani te shtohen dhe reaksionet e ngarkuara emocionalisht tuajat,bahet lemsh puna.
Po qe per harten e Shqiperise,do te ishte me mire te protestohej te Kryeministria ku po gatuhet cungimi i radhes i territorit te vendit. Nuk e ka fajin FSHF se Parisi e Londra e tkurren gjeografikisht Shqiperine ne kufijte qe he per he kemi sot.
ju more nuk keni pune tjeter ne kete jete pervecse te thoni gomarrleqe me brire.po si nuk e kane fajin futbollistet more derdimene. po me canen dhe lalen do beni kombetare ju? po ata jane trurrjedhur more.apo me ujkanin qe me mire te lesh nje dordolec ne porte.ikni more me gjithe te rinjte nga shqiperia etnike. nje hale jane si cana me shoke
Kjo eshte Shqiperia, ka bere figure shume te mire ne kete eliminatore te Boterorit 2012. Kuzhe ka bere me te miren e trajnereve.
Sa shume njerez qe komentojne ketu e nuk kane lidhje me futbollin. Nga te gjitha ndeshjet e kombetares qe kam pare, vetem lojtaret e kombetares sone nuk e klendojne himnin kurse te tjera te gjithe ne kor e kendojne.
Tifozat jane atat te cilet kane te drejte te protestojne kur shohin se diqka nuk eshte ne rregull sic ndodh gjithkund ne bote.