Befason Kuzhe: Duka më ka ofruar rinovimin, unë po mendohem!

14 Tetor 2011, 12:29Sport TEMA

Nëse në Shqipëri ka mbi 3-4 ditë, para dhe pas ndeshjes me Rumaninë, që bëhet fakt i kryer largimi i Josip Kuzhes nga stoli kuqezi, madje mediat kanë nxituar të hedhin në treg “pa doganë” edhe emrat e pasuesit të tij, vetë Kuzhe zbulon “taktikën” e FSHF-së, e cila nuk ka thënë asnjë fjalë deri më tani për të ardhmen e kroatit, apo të dikujt tjetër në vend të tij.

Është vetë Kuzhe që largon mjegullnajën e krijuar (na hap sytë të gjithë neve në këtë rast), ndoshta qëllimisht nga federata, për të fituar kohë dhe shmangur kritikave “en block” për punën dhe rezultatet e dobëta të kombëtares në fushatën e fundit kualifikuese, duke dekonspiruar vetë presidentin Armand Duka, që ka edhe ekskluzivitetin e caktimit të trajnerit të kombëtares kuqezi.

Presidenti i FSHF-së, sipas kroatit, në një prononcim të mbrëmjes së djeshme për një media të vendit të tij, “Jutarnji List”,  ka kërkuar rinovimin e Kuzhes, çka do të thotë se nuk po mendon për trajner tjetër, deri në përgjigjen e trajnerit në detyrë.

4 komente në “Befason Kuzhe: Duka më ka ofruar rinovimin, unë po mendohem!”

  1. Otoni says:

    Kombetaren tone jo Kuzhe, por edhe Gordiola a Kapelo te vije, nuk e sheron dot! Nje kembe e njerit prej lojtareve te Barcelones kushton sa tere kombetarja jone se bashku me rezervat e saj! Me keta lojtare, qe kushtojne as 200 mije Euro, kur perballe kane lojtare qe kushtojne nga 30 e deri 70 miloin Euro do te fitojme?!
    Dhe paska faj Kuzhe! Jo, or vellezer, nuk ka faj Kuzhe! Fajin e kemi vet, qe nuk jemi ngritur na lartesine e lojtareve ballkanas, pale te Europes!

  2. kevin says:

    perpara se te jesh futbollist duhet te jesh njeri i edukuar shiko neper stadiumet tona cfare ndodh e si mund te shpresosh per kombetare kur mbas humbjes me luksenburgun gjysma e futbollistave nuk u kthye ne atdhe

  3. Tirona Re says:

    nuk ka faj Kuzhe ..jane bythecet e shqiperise qe bredhin per nje kocke ku ta gjejne …ne anen tjeter kushtet e stervitjes se futbollisteve shqiptare jane njesoj me ato te mamurrasit ne 1980….mund te prejashtosh vetem nje Lorik Cana nga kjo turme legenash pa gjak

  4. xhimi says:

    Mendoj qe Kuzhe e mbaroje etapen e tije ,duhet nje tjeter ta coje me teje.Jam me nje mendim me Tirona Re,te gjitha sportet ne pergjithesi vuajne per infra strukture,per terrene,salla stervitje ,ambjente stervitje.Kam pare ambjente sportive te shkollave te mesme ne Amerike te theme te drejten jame shokuar se cfare kushtesh kane shkollat e ne cfare niveli mizerabel jane klubet ne Shqiperi .Si mund te konkurosh ne Europe kur nuk ke as nje ambjent cilesor per stervitje duke filluar nga brezat (junjor e parajunior)qysh aty fillojne talentet.Dhe ato pak ambjente qe ishin ,flas per Tiranen u uzurpuan nga pallatet.
    I takon komitetit te sporteve te ngrene zerin per ndertuar ambjente sportive pse jo jashte qytetit qe te ecim dhe ne si e gjithe bota.Krahas stadjumeve te medha dhe me kushte te mira te ndertohen dhe terrene sportive per stervitje ,te mendohet per prespektiven,jo sot per sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje