“Përgjithësisht jam i kënaqur me këtë ndeshje. Mund të kishim bërë më shumë, sidomos në rastin e golit të pësuar: situata të tilla i kemi përjetuar shpesh në stërvitje por në fund, ndodhi sërish u ndëshkuam pas një devijimi në shtyllën e parë. Elementët e rinj më pëlqyen, ndoshta tani pres diçka më shumë nga lojtarët që kanë vite që janë në skuadër. Futbollistë si Bakaj, Hyka etj duhet të rriten shpejt dhe të marrin përsipër lojën e skuadrës. Duka më kritikoi për kartonin kundër Francës? Mendoj që e ka pasur për ndokënd tjetër. Unë e kam diskutuar me të atë situatë dhe përgjithësisht ja themi gjërat në sy, njëri-tjetrit. Mendoj se e ka pasur për kartonat që kemi marrë si skuadër në Luksemburg, të cilët e ndëshkuan ekipin. Kartoni im me Francën ishte një gafë e arbitrit”.
Hamdi Salihi
“Jam i lumtur për golin që shënova, por jo edhe aq për një tjetër që humba pak minuta më pas. Jam i zhgënjyer për faktin që nuk arrita ta shtyja topin në rrjetë. Sidoqoftë ishte një ndeshje pozitive për ne, pavarësisht se nuk arritëm të mbanim fitoren deri në fund. Ndoshta prisnim një mbështetje më të madhe nga tifozeria. Jam i bindur që në të ardhmen Shqipëria do i dhurojë tifozëve rezultate pozitive në të ardhmen”
Odise Roshi
“Jam shumë i kënaqur me paraqitjen time. Këto dy ndeshje me përfaqësuesen u ndjeva mirë në fushë, më dukej sikur luaja prej kohësh me këtë skuadër. Ashtu si në ndeshjen me Francën u mundova të bëj më të mirën dhe mendoj se e kam ndihmuar skuadrën në njëfarë mënyre. Në të ardhmen pres që të rritem edhe më tej. Tani dëshiroj të fitoj minuta në fushë edhe me Këlnin në Bundesligë”.
Armend Dallku
“Në pjesën e parë luajtëm shumë mirë. Duke përjashtuar disa minuta në fillim të ndeshjes, e morëm veten dhe dominuam në fushë. Në pjesën e dytë, nuk arritëm të dilnim në lojë, të krijonim raste dhe të vinim në vështirësi kundërshtarin. Unë pësova një dëmtim pas një goditjeje që mora në fushë”.
Andi Lila
“Sot luajta në krah të majtë dhe do të luaj përherë aty ku skuadra ka nevojë. Nuk kam asnjë problem të përshtatem në çdo pozicion në fushë. Mendoj që dhashë më të mirën edhe pse jam në një formë shumë të mirë fizike. Skuadra kishte shumë lojtarë të rinj të cilët do të dinë të rriten në të ardhmen dhe të formojnë një ekip cilësor që do të mbrojë ngjyrat e Shqipërisë në eleminatoret e ardhshme”.
Sabien Lilaj
“Në fillim të ndeshjes isha pak i hutuar. Më dukej sikur rumunët më vinin nga të gjitha anët. Më pas u ambjentova në fushë edhe sepse Lala më ndihmoi shumë për ta bërë këtë. E falenderoj kapitenin edhe për orët që ka shpenzuar duke më dhënë këshilla në stërvitje apo në grumbullim. Përshtypjet janë pozitive. Jam pak i lodhur tani, shpresoj që të ndihmoj skuadrën edhe në të ardhmen. Do e bëj këtë duke u stërvitur mirë dhe duke tentuar të luaj rregullisht në kampionatin kroat”./sportekspres/
ky cana eshte shume pordhac.
Jo ore ti je komplet gabim.
Cana eshte shume cun i mire, –dhe shume lojtar i mire. –Ndaj merri mbrapsht ato fjale.
Mua me duket i pergjegjshem dhe ambicioz.Interpretimet jane subjektive,por nuk mohoet dot qe eshte patriot.Bravo i qofte.
patriotizmi ne ket rast tregohet duke lujt fort ne fushe,jo me deklarata para dhe mas ndeshjes.s po themi qe s esht shqiptart po ta tregojn ne fushe ,jo thjesht rrine si pula te lagura ne fushe,menjen e kan me ju dhane doren lojtareve franceze apo boshnjak mas cdo faulli,sikur po dun me i ftu ne vallzim
Cana eshte lojtari me i mire qe kemi pasur ndonjeher keto 20 vitet e fundit. cdo futbollist mund te gaboje ndonje gje ne fushe por ai nuk ben gabime amatoriale si te tjeret ne fushe. Sikur te kishim lojtare te tjere qe te luanin ne ekipe si Lazio, Marseja, sunderlandi apo gallatasaraj do te ishim shume te forte. por kemi vetem Canen, pasi te tjeret luajne dhe nuk luajne me ekipe si krvbas, keln, ne ne greqi apo gjetke…
cana ka 2 gjera eshte futbollist i madhe qe luan cdo ndeshje te kombtares me shpirt,dhe eshte nje personalitet i madh i komb shqiptar.
te gjithe nje m,,,jane me kushen,canen e me rradhe,ne kemi rrjedhur,un mendoj se me canen pa canen s’ka ndinje ndyshim.
Ky cana ka vesin e atyre qe jane budallenj dhe shiten te mencur.sa per patriotizmin e tij eshte kaq arkaik dhe fshataresk sa vetem ben dem.futbolist ne nivel shqiperie dhe kaq,madje ne rolin e tij kombetarja ka pasur shume here me te mire. pyesni edi reja,trainerin e lazios dhe te shikoni si eshte penduar qe e kane blere kete kric gomari
hahahahahhahaahh tamam ashtu eshte
po cfare cane vjen na thote ca fjale patriotike,dhe ai eshte mbreti cjafusni kot
Cana eshte lojtar i mire ,per Shqiperine dhe nivelin e saj.Natyrisht qe nuk eshte per Barcelonen.Sharja apo kritika e lojtareve nuk fillon nga me i miri,por nga me i keqi.
Sa per fjale patriotike i thote se i ndjen edhe ca te keqe ka qe e shpreh?Do pa i thote.Nuk i thote nga halli.Po te mos thoshte ju do thoshit :”pse nuk thote nje fjale patriotike?Ka ardhur per interes .etj”.
Dmth cfaredo qe te thote njeriu i shkrete do ja gjeni te meten ju.
Jeni te cuditshem!!!!!!
po aman mo aman se na cmendet ju me patriotizmin e canes si te gjithe kosovaret dhe ai ashtu thote jam patriot si ky dhe i jati si lene pordhet sa here behet nje ndeshje kepusin broçkulla ne televizor sidomos ne ndeshjen me francen bejne si idhujt e shqiperise edhe loriku edhe i jati kokerrjepuri per mendimin tim ai kambaruar sa here del ne fushe duket se del per boks merr karton te verdhe ppppffffff dhe ne shqiptaret kemi nje te keqe gjithmone themi ka luajtur me francen ka qene kapiten o shok ste pyet njeri kush ke qene po si je aq i mire eshte ai sa po bredh si pordha neper breke sa ne nje ekip tek tjetri se se duan me
Lorik Cana eshte nje lojtar me potencial. Nga ky potencial apo talent i tij ka perfituar perfaqesuesja shqiptare. Deficitet ne formim dhe personalitet jane po ashtu pjese e ketij lojtari shqiptar. Deklaratat boshe dhe te fryra te tij para dhe pas ndeshjes, te kujtojne nganjehere figuren tragjike te Don Kishotit. Nese vertete kerkon te jete nje shqiptar krenar, atehere le ta filloje me heqjen e atij vesit inferior te dhenies se dores dhe ngritjes nga toka te cdo kundershtari qe rrezohet ne toke (shih ndeshjet kunder Bosnjes dhe Frances). Nese perkushtimi i tij do ti perkase futbollit dhe vetem atij atehere skuadra do te perfitoje shume prej tij.