Bogdani: Me Rumaninë vetëm për fitore, nuk jemi ekip që meritojmë vetëm 8 pikë

10 Tetor 2011, 11:17Sport TEMA

Kombëtarja shqiptare vazhdon përgatitjet në Durrës, ndërsa për sfidën me Rumaninë, trajneri Kuzhe do të ketë në dispozicion edhe sulmuesin Erjon Bogdani, i cili do të rikthehet i gatshëm pas pezullimit për shkak të kartonit të kuq ndaj Luksemburgut. Në Francë nuk ishte i pranishëm, por e ka parë me qetësi, ndaj edhe bën komentin e tij mbi humbjen 3-0.

“Ajo me Francën ishte një ndeshje shumë e vështirë, ku dhe ekipi ynë dukej shumë në vështirësi për të dalë në lojën e tij, analizon sulmuesi kuqezi Megjithatë, ne duhet t’i shohim gjërat pozitivisht dhe kjo humbje duhet të na japë shpresa që ndaj Rumanisë të luajmë për fitore”, shprehet Bogdani.

Momenti që po kalon Kombëtarja është i vështirë, dhe Bogdani për këtë është i vetëdijshëm. “Sigurisht që situata nuk është ndër më të mirat, por unë jam i bindur se ne si skuadër nuk jemi nga ato që të meritojnë 8 pikë në renditje, – u shpreh shtatlarti i Çezenës. Ne nuk jemi një ekip që të kemi 8 pikë në tabelën e klasifikimit, megjithatë është kjo ndeshja e fundit, me Rumaninë. Unë them që të luajmë sa më mirë. Është një ndeshje që luajmë përpara publikut tonë dhe pas 3 humbjeve, siç janë 2 me Francën dhe 1 me Luksemburgun, duhet të luajmë sa më mirë dhe të përqendruar në Tiranë që ta fitojmë këtë ndeshje”, – tha sulmues i Kombëtares. Kundërshtari, i dalë tashmë jashtë objektivave në Tiranë, do të vijë me shumë lojtarët të rinj. Por Bogdani nuk e shikon si favorizues këtë fakt. “Nuk mendoj se është avantazh që ata do të vijnë të luajnë me të rinjtë, sepse ata kanë eksperiencë dhe lojtarë shumë të fortë. Mendoj gjithashtu se as ne nuk e kemi luksin që të luajmë me të rinjtë. Gjykoj se duhet të zbresim në fushë për ta fituar ndeshjen. Shpresoj shumë që të bëj diçka të mirë në këtë ndeshje dhe kam besim se edhe me rikthimin e Lalës dhe të Telit do të mund të ndryshojmë disa gjëra. Kështu shpresoj të paktën”, – përfundoi Bogdani, prononcimin e tij në konferencën për shtyp.

10 komente në “Bogdani: Me Rumaninë vetëm për fitore, nuk jemi ekip që meritojmë vetëm 8 pikë”

  1. nuk meritonit as piken me rumanine(gol aksidental i muzakes) nuk meritonit as me bosnjen pike(na gjuajti 2 here shtylle dhe fali 2-3 raste brenda zones). nuk vazhdohet me duke ju quajtur heronj per nje barazim! jeni 11 lojtar po aq sa kundershtari dhe ne fushen tone gjithmone duhet pretenduar fitore, barazimi eshte fitore per kundershtarin kur vin ne tirane.

  2. Obergruppenfuhrer says:

    Perderisa ne porte eshte Ujkani do rrifemi me nga 4 a 5 gola. Ujkani eshte kot!

  3. Bllokman says:

    Kur te ikesh ti nga kombetarja, dhe ujkani me ca te tjere athere mund te fitojme ne. E quan veten dhe sulmues ti as per roje objekti nuk ben o Bogdan

  4. dritani says:

    Piket me Rumanine tani vlejne 0 Pike. Ndeshje miqesore.
    Nese nuk do te kishit humbur me Luksemburgun (ose nese nuk do ta kishit shitur) tani do te luanit per vendin e 3-te.

    Thene ndryshe sikur te kishte halla k…..

  5. tourkofagos says:

    meqe nuk kam njohje per formacionin e Shqiperise, jam kurioz te di ne ka shqiptare te vertete ne perberje,se po shikoj vetem emra turkoshakesh;Bogdan,Ujkan,Salih,Canan,Hasan,Erdogan,Tourkoglou,,,,,,etj!!!!jo me kot dhe emeri i ekipit eshte katandisur ne Albanistan!!!

    1. Gjergj Zogaj says:

      o sa injorant te paska vllai ty more greko.Dukesh qe qenge nje femi qe do te tallesh e gricesh neper internet. Spaske ide per cfar flet.

      Bogdani, ujkani, emra turk ?

      kopil fare.

    2. ne jemi shqiptaret keshtu me keto emra kurse ju spirot ,jorgot,janaqis etj… shkoni ne greqi e mos na ndotni ajrin.

    3. Tirona_ime says:

      ekip shqiptar osht ky mer sorre greke,,starapidhis,eftiqimis,eshte ekipi yt.Pastaj ku morin vesh femrat,nga futbolli,sidomos femrat greke,qe vdesin per,llozin e portes se madhe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje