Hoze Murinjo, mbreti i skualifikimeve

7 Tetor 2011, 17:32Sport TEMA

Dy javët e skualifikimit për incidentet në ndeshjet me Barcelonën, janë vetëm të fundit të karrierës së Hoze Murinjos. Il Mundo Deportivo ka bërë një përmbledhje të skualifikimeve të karrierës së Murinjos, gjatë kohës që ka drejtuar në Portugali, Angli, Itali e Spanjë: janë plot 20 skualifikime të marra nga Murinjo.

Përveç kësaj, Murinjo për këto skualifikime është detyruar që të paguajë edhe një shumë në total prej 800 mijë euro. Duke parë rrogën e tij, është një shumë e përballueshme.

Skualifikimet më të shumta, Murinjo i ka marrë pikërisht për akuzat ndaj kolegëve të tij, duke nisur nga Ferguson, Venger, Benitez, Ranier e Rajkard, si dhe ndaj gjyqtarëve. Tashmë aim ban titullin e trajnerit me më shumë pezullime.

5 komente në “Hoze Murinjo, mbreti i skualifikimeve”

  1. i drejti says:

    gjithmon – thot ate qe mendon dhe ben ate qe do.eshte kopetent.

  2. england says:

    Sa e vertete eshte kjo,po aq e vertete eshte fakti se Mourinjo
    ka fituar dhe trofe shume,fitoi me porton Champions League
    fitoi me chelsea per 2 vite rresht Premier League
    dhe fitoi cfare i doli perpara me interin …
    ndersa me realin fitoi kupen e mbretit,dhe do fitoi kete
    vit La Ligen ne spanje..

  3. edi says:

    Eshte nje rrugac, qe vertet ka fituar trofe,
    por me nje menyre loje skandaloze qe asnje tifoz futbolli
    nuk do e kujtoje kurre per futbollin e skuadrave te tij.

  4. rrapi i celos says:

    po por eshte nje qaraman nje wagabond ordiner qe e karikon ekipin e tij kur luajne kunder kundershtareve sikur jane armiq per tu vrare dhe lojtaret e tij kur bejne gola festojne me histerizem sikur te jene pjellat e Hitlerit.Une nuk e kuptoj .Futbolli i tij per ju qe duhet ta kuptoni eshte nje Katenacio italiane ,por jo ajo e viteve 1958-1960 dhe me mbas por pak me moderne ne dukje. NJE gje eshte te gjithe ekipet qe trajnon ky psikopat urrehen nga opinioni igjere per menyrern e tyre te sjelljes.Ai mund te fitoj tituj por asgje nga ai nuk do te ngelet ,ai ka krijuar ANTIFUTBOLLIN.

  5. Argita_B says:

    Reali i Madritit ka shenuar me teper se sa Barcelona, si mund te thuhet se Murinjio ka krijuar antifutbollin!!
    Sot futbolli eshte kthyer ne biznes, pra ajo qe ka rendesi per klubet eshte se sa trofe do fitojne, pasi trofete jane para.
    Murinjo ka per detyre te fitoje trofe, jo te edukoje lojtaret e ekipit te tij.
    Nese ben loje te bukur dhe nuk fiton, e flakin jashte Realit, nese foton po nuk ben loje te bukur, ka te pakten shanset qe te vazhdoje projektin e tij te Reali.
    Ajo qe ngacmon dhe krijon nje ndjenje urretje te nje pjese e atyre qe nuk e duan, nuk eshte fakti se eshte arogant, po se ne ato qe thote me arogancen e tij, ka te drejte, e gabon shumme rralle nese krahasohet me ndonje trajner tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje