Pas tre humbjeve rresht, me Bosnjën, Francën dhe Luksemburgun të cilat e çuan Shqipërinë në vendin e parafundit, Kombëtarja do të luajë sot kundër Francës, ndeshje kjo e vlefshme për eleminatorët Euro 2012.
Në ndeshjen e cila do të zhvillohet në në Paris kombëtarja shqiptare do të ketë mungesa pasi gjashtë lojtarë titullarë nuk do të jenë të gatshëm.
Megjithatë, trajneri Kuzhe beson se skuadra do të motivohet natyrshëm dhe do të dijë të reagojë pozitivisht ndaj një kundërshtari të madh si Franca, që edhe ajo ka disa mungesa të rëndësishme, si Benzema, Riberi dhe Abidali.
Në ndeshjen e sotme trajneri Kuzhe ka përfshirë edhe emra të rinj si Odise Roshi, Sabien Lilaj dhe Arsen Sykaj.
Skuadra Kuqezi që do të zbresë sot në fushë do të përbëhet nga:
Portier: Ujkani
Mbrojtës: Dallku, Lila, Cana, Vangjeli
Mesfushorë: Duro, Bulku, Hyka, Roshi Muzaka (Lika)
Sulmues: Salihi
nuk duket se ka mungesa ne formacion, me duket ekip me i mire se me pare te pakten me teknik!
5 me zero fiton Franca.A nuk eshte edhe futbolli i Allbanistanit pjese e se teres.? pse beheni leshko?