Frika se mund të pësojë një goleadë ndaj Francës, ka bërë që trajneri i kombëtares, Josip Kuzhe, të marrë në konsideratë aktivizimin e 5 mbrojtësve në ndeshjen e së premtes.
Kjo gjë ende nuk është vendosur, por e sigurtë është që Kuzhe do të luajë me vetëm një sulmues, ndërsa është në dilemë nëse do të luajë me 5 mesfushorë apo 5 mbrojtës.
Por, edhe nëse vendos që të aktivizojë 5 mesfushorë, detyra kryesore e tyre do të jetë që të mbrojnë, dhe jo të sulmojnë.
Dy skemat që do të alternohen gjatë 90 minutave janë 4-5-1 dhe 5-4-1. Ndonëse Kuzhe nuk e ka vendosur përfundimisht se cila do të jetë 11-shja titullare, është krijuar një ide fillestare. Dje, në seancën stërvitore të pasdites, kroati ka zhvilluar një ndeshje kontrolli, ku në njërin krah ka aktivizuar formacionin titullar.
Në portë Ujkani. Në mbrojtje: Dallku nga e djathta, Cana-Lila në qendër dhe Vangjeli në të majtë. Në mesfushë: Gilman Lila (ose Bakaj) në të majtë, Hyka pas sulmuesit, Duro si organizator, Muzaka në të djathtë dhe Roshi i spostuar disi më para, ndërsa Salihi në vijën e parë. Ne momentin kur Muzaka shndërrohet në mbrojtës, Roshi tërhiqet më shumë në mesfushë nga e djathta.
ik o tranjer palle
Ca do beje trajneri or mik? ku ti gjeje lojtaret, ti sjelli prej Kroacie? Francezet kane nje shprehje qe thote ” sado ta stervitesh nje gomar,ai nuk mund te beje gare me kuajt”.Edhe puna jone or mik keshtu eshte.
Duro si organizator ?!!! C’do te organizoje mbrojtjen me 11 vete?-Kete duhet ta kete sajuar vezhguesi i gazetes.