I varfri Davor Shuker, gjen monedhat, nuk i kthen

5 Tetor 2011, 11:03Sport TEMA

Kroati Davor Shuker, një nga futbollistët më të njohur në këtë vend, është gjobitur me 8 mijrë euro.

Ai akuzohet se ka gjetur disa monedha antike, por nuk i ka kthyer.

Ndërsa po fluturonte nga Londra në Mynih, Shuker i gjeti monedhat poshtë sediljes. “Më ra telefoni, u përkula ta marr dhe pashë monedhat,” tha Shuker. Bëhej fjalë për 4 monedha antike greke me vlerë 25 mijë euro. “Më erdhi turp që të pyesja të kujt janë, ndaj i mbajta,” tha Shuker.

Gjykata e ka gjetur fajtor dhe e dënoi me 8 mijë euro. Prokuroria kishte kërkuar më shumë por për këtë dënim u mbajt parasysh gjendja e tij ekonomike. Ai fitoi 3500 euro në muaj nga qeratë, 1 mijë euro ua dërgon prindërve në Kroaci. E paimagjinueshme për një futbollist që shkoi tek Real Madrid në vitin 1996 për 20 milion marka.

5 komente në “I varfri Davor Shuker, gjen monedhat, nuk i kthen”

  1. rrapi i celos says:

    une kam respekt per kete futbollist ,Ai me shoket e tij ne vityet 1996 -2000 e ka degjeneruar dhe i ka turperuar 2 here gjermanet ne futboll.Futbolli jugosllav ishte spektakular ne kohen e TITOS me futbolliste shume teknik

  2. gjith ai futbollist ka qene,ndeshja me Gjermanine e paharrueshme.

  3. alban says:

    Davor Shuker ka qene mbase i vetmi qe nga stili dhe teknika mund ta krahasoj me Zidanin. Respekte.

  4. alban says:

    edhe nje here ky lajm tregon shume mire cfare shteti po ndertojne kroatet !!!

  5. Vorra bomsi says:

    Por ishin monedha greke ato se te kishin qene shqiptare { qe nuk me duket cudi qe te na i kene vjedhur ose blere ndonje hajduti per nje dore miell} as qe do e cante koken njeri dhe ai nuk gjobitej. Le te marrin shembull larot shqipetare me ne krye kriminelin qe fal ujrat se sa e rendesishme eshte historia e nje kombi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje