Ish-trajneri i Interit, Valencias dhe Liverpulit, Rafael Benitez, ka thënë se Juventusi është favorite kryesor këtë vit, për të fituar titullin kampion në Itali. Deklarata e Benitez vjen pas fitores së madhe të bardhezinjve ndaj Milanit.
“Juventusi është ekipi më favorit për të fituar titullin kampion në Itali. Skuadrat e tjera,Milandhe Inter, nuk e kanë nisur si duhet sezonin dhe do ta kenë vështirë të luftojnë për titullin. Prandaj mendoj se Juventusi është favorit, por nuk duhet harruar asNapoli, që po zhvillon një futboll të bukur”, ka thënë Benitez për mediat italiane.