Sulmuesi i Juventusit, Alessandro Del Piero, mezi pret takimin e të dielës kundër Milanit pasi ka shumë kujtime kundër gjigantit nga San Siro gjatë 18 viteve të kaluara.
Të dyja ekipet kanë zhvilluar disa beteja shumë interesante në ligën italiane gjatë viteve dhe Del Piero mendon se ndeshja mes tyre shpesh ka qenë vendimtare në garën për titull.
“Ka shumë rivalitete të cilat janë shënuar dhe vazhdojnë të shënohen gjatë karrierës time te Juventusi. Por si kryendeshje është vështirë të gjesh ndonjë që krahasohet me ndeshjet kundër Milanit, për kohëzgjatjen dhe vazhdimësinë gjatë 18 sezoneve të mia në Torino”.
“Në fushatën time të parë te Juve, në 1993/94, ishin kqezinjtët të cilët i dhanë fund sfidës tonë për Scudetto duke na mposhtur në Delle Alpi. Vitin e ardhshëm ishim ne ata që i ndaluam dominimin e tyre me një fitore në shtëpi, që na dha ne një bindje të fuqishme se ne mund ta fitojmë titullin”.
“Gjithmonë ka qenë kështu që moti, ndeshjet të cilat kanë diktuar se kush do të fitojë, në Itali dhe në Evropë”, ka shkruar Del Piero në ueb faqen e tij zyrtare.
Del Piero megjithatë së fundi tha se kjo ndeshje nuk do të jetë vendimtare për Skudeton këtë sezon
kot e ke…milanii do ju rrafi te gjithve….
kot e keni…milani ket vit merr kampionatin dhe championsin..
Jam tifoz i Milanit, por nuk behet llaf per champions, me pleqte qe ka, ka nja 7 lojtare mbi 34 vjet, nuk ka gje ne terezi.
na e shpifi fare mbreme..keq shume keq..Ate Cassanon se shoh dot me sy.
futbolli i pepinove ka vdek me kohe———-Barca vs Manchester finalja
Forca Juve ….Bravo .Ale..