Shtohen gjithmonë e më shumë shanset që ylli i basketbollit amerikan, Kobe Bryant, të transferohet në kampionatin italian të basketbollit. Kjo është bërë e ditur nga vetë basketbollisti, që ka deklaruar se e ka ëndërr që një ditë të luajë në Itali.
“Të luaj në Itali si babai im? Është shumë e mundshme kjo mundësi. Kjo është një ëndërr për mua. Ka një mundësi që të transferohem tek Virtus Bologna dhe pikërisht këto ditë po diskutojmë për këtë gjë. Të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë ylli amerikan i basketbollit.
Byrant ka deklaruar se në Itali ka filluar hapat e parë në basketboll, për të arritur më pas majat në NBA. Për këtë arsye, ai ndjehet i lumtur me mundësinë e një transferimi në Itali.
Virtus Bologna i ka bërë një ofertë Bryant që të luajë 10 ndeshje në 40 ditë, nga të cilat do të përfitonte një shumë prej 1.8 milionë euro.