Mesfushori i Real Madridit, Kaka, thotë se ai do të ishte i lumtur të shihte sulmuesin e Santos, Neymar, t`i bashkohet atij në Santiago Bernabeu.
19-vjeçari është lidhur fuqishëm me të dy gjigantët spanjollë, Real Madrid dhe Barcelona, me agjentin e tij, Wagner Ribeiro, që publikisht ka deklaruar se preferon ta shohë klientin e tij te klubi nga kryeqyteti spanjoll.
“Gjatë verës, emri i Neymar shpesh është përmendur në Spanjë. Është e qartë se ne nuk dimë asnjë detaj rreth negociatave, por do të doja të kem Neymar si bashkëlojtar”, ka thanë Kaka