Maradona godet me shkelm tifozin (VIDEO)

23 Shtator 2011, 17:20Sport TEMA

Trajneri i Al Wasl, Diego Maradona ka goditur me shkelm një tifoz që u përpoq të largojë një parullë të përgatitur nga vajzat e Maradonës për të.

Tifozi ishte këmbëngulës që ta largojë parullën, me qëllim për të parë nga sa më afër argjentinasin, por Maradona ishte i padurueshëm dhe e goditi tifozin.

Në parullën e shkruar nga dy vajzat e vajzës së Maradonas, Delma dhe Gianina për babain e tyre, shkruhej: “Babush të duam dhe me ty jemi” dhe kjo parullë ishte e nënshkruar nga nipi i tij, Benjamin.

Maradona më vonë i kërkoi falje tifozëve.

“Unë jam emocional, kjo është natyra ime. Unë kam qenë gjithmonë kështu si lojtar, por edhe tani si trajner. Ndonjëherë unë ndjehen si një lojtar i Al Wasl. Parulla ishte një mesazh nga nipi im dhe vajzat. Më vjen keq që e kam lënduar tifozin, por unë vetëm kam kërkuar që të shihet parulla “, tha Diego Maradona.

http://youtu.be/5xWNbh83Gyw

7 komente në “Maradona godet me shkelm tifozin (VIDEO)”

  1. king says:

    Ky ershte eshte idjot

  2. denkoka says:

    jooo….e ka krujt vete ai tifozi….dy her ja uli me dyr….e treta e verteta

  3. i drejti says:

    si sportist i droguar si njeri i mbaruar.

  4. dritani says:

    Tifozi ishte idiot dhe i vendosur!
    Edhe Nene Tereza besoj se do te kishte dale nga vetja.

  5. tani says:

    Sa i madh ai polici ne sekonden e 48.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje