Gasperini nuk është më trajner i Interit. Zikaltërit kanë njoftuar me anë të një komunikate për shtyp, një ditë pas humbjes së rëndë me Novarën, se kanë shkarkuar trajnerin e tyre.
Në tre ndeshjet e para të kampionatit, Gasperini mori vetëm një pikë, duke pësuar dy humbje shokuese me Palermon dhe Novarën. Për më tepër, ai humbi edhe finalen e Superkupës ndaj Milanit.
Aventura e Gasperinit tek Interi zgjati vetëm tre muaj. Tashmë Interi po mendon për zëvendësuesin e tij dhe emri më i përfolur për momentin është Klaudio Ranieri, por nuk përjashtohet edhe hipoteza për Luis Figon.
per te ardhur keq nuk i eci fare si tranjer me interin