Anjeli e Konte: Juve, ekip i madh, por duhet të qendrojmë me këmbë në tokë

20 Shtator 2011, 17:46Sport TEMA

Në shtëpinë e Juventusit ka shumë optimizëm, sidomos tek tifozët, pas fillimit të mbarë të kampionatit, me dy fitore radhazi. Tashmë flitet për objektiva të rëndësishëm, deri edhe fitimi i titullit.

Por, presidenti bardhezi, Andrea Anjeli dhe trajneri Antonio Konte, kërkojnë që ekipi dhe tifozët të qendrojnë me këmbë në tokë, pasi është vetëm fillimi i kampionatit.

“E dimë atë se çfarë na pret. Kemi zhvilluar vetëm dy ndeshje dhe rruga është e gjatë. Kemi arritur dy rezultate të vlefshme në këto dy javë, por kanë mbetur që të luhen edhe 36 javë të tjera, kështu që nuk kemi bërë ende asgjë”, ka thënë presidenti Anjeli.

Konte nga ana tjetër ka thënë se Juventusi duhet të tregojë se është një ekip i madh, duke fituar ndaj Bolonjës, me të njëtën mënyrë që e bëri ndaj Parmës dhe Sienës.

Trajneri bardhezi është shprehur se lojtarët e Juventusit duhet të sillen si provincialë, pasi vetëm kështu mund të vlerësojnë çdo ndeshje dhe të japin maksimumin.

 

4 komente në “Anjeli e Konte: Juve, ekip i madh, por duhet të qendrojmë me këmbë në tokë”

  1. Eli berat says:

    vazhdoi me kete ritem cuna se do fitoim kampionatin….forca juveeeeeeeeeee

  2. greku says:

    nuk kane ekip- Pirlo eshte me i miri imagjino se ku jane….Prit sa te deshen me ekipe te mira

  3. ximi says:

    o greko jane ndesh edhe vjet me ekipet e mira dhe kane fituar kane lene pike me ekipet e vogla.

  4. kola says:

    i kan lane surprizat per stadiumin e ri , kete vite du jet ma mire juvja por ,Anjeli duhej te investonte me shume kete vere , shikoje qfare po ben Augerro tek M,C duhej marre nga juve , si dhe duhej marre ndonje mesfushor me pesh, dhe nje mbrojtes i mire , Anjeli investoj 150 mije ero ne nje klub kriketi ne angli , ai e di me mire se jane parat e tije po , po te kishte hedhur ato lek juvja do kishim nje skuader te mire dhe sdo na lenin ne balte .Del Piero tani duhet ti vari kepucat ne gozhd se skaa me futbolli sasht per pencjonista

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje