Tifozët e Levantes tallen me Murinjon

19 Shtator 2011, 17:25Sport TEMA

Hoze Murinjo nuk ka kaluar një të dielë të mbarë, pasi është poshtëruar nga tifozët e ekipit modest të Levantes, që ka mundur Realin 1-0.

Seria B! Seria B! – këto kanë qenë thirrjet e tifozëve të Levantes, kur ekipi i tyre fitoi 1-0 kundër Real Madridit. Thirrjet erdhën pas deklaratës ironike të Murinjos se “Reali do të luftojë të mos bjerë nga La Liga”.

Përgjatë 90 minutave, të gjithë tifozët e Levantes kanë thirrur në kor “Seria B, Seria B dhe Messi, Messi”. Madje, tifozët bënin zhurmë dhe fyenin sa herë që Ronaldo e merrte topin, për shkak të deklaratave të tij se “të gjithë e kanë zili për faktin se është i pasur, i bukur dhe i fortë”.

Murinjo me siguri që nuk është ndjerë mirë, që, përveçse ka humbur ndeshjen, është detyruar që të dëgjojë edhe talljet e tifozëve të Levantes.

 

8 komente në “Tifozët e Levantes tallen me Murinjon”

  1. ilir says:

    hahahaah po mir jua kan ba ketyre egoistav mendja e madhe keshtu ju gjen

  2. Pelasgian says:

    hahahhhaahah , te talle bythen edhe Levante , LOL per mouleshin

  3. arbeni nga tepelena says:

    nje karagjoz(i zoti si trajner) qe ka shperfytyruar realin si top klub,

  4. artan nga memaliaj says:

    po mir jua benje jo se sjane te mire dhe morinjua dhe ronaldo por kan pordhe , shume, do thoni ju po mose te kene ata kushe do ket mesi eshte me i mir dhe nuk ndihet

  5. vinny says:

    Real i Madrid ka thyer te gjitha rekordet finaciare per nje klub sportiv me ne krye Joze Murinhio, 480 milon euro ne vit te ardhura per nje fitim prej 31 milon euro neto.
    Problemi eshte se po e shnderon Realin ne nje nga klubet me te urryera ne Evrope…fatkeqesisht, sot nuk flutet me per futboll po kush fiton me teper para, dhe Murinhion me duket se e kane vene ne krye per te fituar para e jo te zhvilloj loje te bukur.

    1. Bardhi72 says:

      pse a trajneri menagjon me financat e klubit? kam mendu qe trajneri duhet te fitoi ne fushen e gjelbert,e per financa kujdeset presidenti i klubit.

  6. vinny says:

    Trajneri nuk menaxhon ne menyre direkte financat e klubit, por ne myre indirekte kontribon ne permiresimin apo perkeqesimin e tyre.
    Nese sot Real i Madritit eshte klubi me te ardhurat me te larta televizive dhe publicitare ne bote, kjo vjen nga fakti se eshte nje “produkt” qe kerkohet ne treg, dhe kete produkt per ta bere sa me atraktiv sigurisht qe trajneri jep kontributet e veta.
    Muronhio e duam apo e urrejme, eshte nje personazh qe nuk le indiferent, pra terheq kamerat, mdiat e shkruara, télévizive apo elektronike drejt tij, e duke fulur per Murinhio, detyrimisht flitet per Realin.
    Nese ka nje trajner qe sot permendet ne mediat e mbare botes, eshte Morinhio, dhe pas stilit te tij provokues e karizmatik, fshihet nje strategji e mirefillte komunikimi.

  7. ai cuni nga cerriku says:

    Vinny:Ai trajneri yt me stilin provokues dhe karizmatik qe fsheh strategji te mirfillt komunikimi,me ngjall neveri se reali nga nje ekip i madh qe ka qen,po kthehet perseri ne ekip te madh por tashme me te yrryerin jo vetem ne barcelon po ne komplet evropen,murinjo jo njeri i mir qe nuk eshte por as trajner i mir nuk eshte,se po nuk qe njeri ne rradh te par nuk ka se si te jesh trajner i mir,cdo njeri ka menyren e vet por ne fund ai qe eshte njeri i keq ka nje perfundim sic eshte vet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje