E ardhmja e David Beckham, tek PSG?

16 Shtator 2011, 13:27Sport TEMA

Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, Leonardo, ka zbuluar se ai është duke kërkuar mundësitë për të sjellë në kryeqytetin francez ish-yllin e Manchester United dhe Real Madrid, David Beckham, gjatë merkatos së janarit.

Leonardo punoi së bashku me mesfushorin gjatë kohës së tij te Milani dhe është i impresionuar me paraqitjen e Beckham në fushë.

“Kam një lojtar anglez që vërtet më pëlqen dhe kam punuar me të. Është dikush të cilin vërtet e admiroj dhe respektoj shumë – vlerat e tij dhe gjithçka çfarë ai ka bërë për futbollin. Është David Beckham – është një markë e madhe e futbollit anglez”, ka zbuluar Leonardo për BBC.

“E kam stërvitur atë te Milani dhe ne kemi krijuar një lidhje të mirë. Ai është më shumë se një lojtar futbolli, por kur e shihni atë çdo ditë, ai stërvitet dhe luan si fëmijë. Ai respekton rregullat, ju dëgjon dhe dëshiron më të mirën për ekipin. Kjo është arsyeja se pse ai është një shembull i madh për mua. Gjithmonë e kam menduar atë”, ka shtuar braziliani.

Kontrata e Beckham me LA Galaxy skadon në fund të sezonit të ligës amerikane MLS, në nëntor, derisa anglezi së fundi është lidhur me një transferim te Tottenham Hotspur dhe QPR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje