Hendbollistëve nga Kosova u është ndaluar hyrja në Ukrainë. Vendimin për të mos lejuar futjen e hendbollistëve kosovarë në Ukrainë e ka marrë Ministria e Punëve të Jashtme e Ukrainës në fillim të kësaj jave.
Hendbollistët e skuadrës pejane, Besa Famiglia, më 15 apo 16 tetor është dashur të luanin në Zaporozhye të Ukrainës kundër skuadrës nga ky qytet “Motor-ZNTU-ZAS”. Ekipi kosovar dhe ai ukrainas do të takohen në kuadër të raundit të dytë të Kupës së Fituesve të Kupave. Ndeshja e parë është paraparë të luhet më 8 apo 9 tetor në Pejë. Por, klubi ukrainas ka njoftuar se Ministria e Punëve të Jashtme ka kundërshtuar kategorikisht hyrjen e ekipit kosovar në Ukrainë. Për këtë arsye, sipas klubit “Motor-ZNTU-ZAS”, të dy ndeshjet e rrethit të dytë të Kupës së Fituesve të Kupave pritet të luhen më 15 e 16 tetor në Pejë. Ukraina nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe për këtë arsye ka refuzuar hyrjen e hendbollistëve kosovarë.
“Ministria e Punëve të jashtme është kategorikisht kundër hyrjes në vendin tonë të skuadrës së hendbollit Besa Famiglia”, shkruan në një njoftim të publikuar në sajtin zyrtar të klubit nga Zaporozhye. Sipas njoftimit, opsion është zhvillimi i dy ndeshjeve në terren neutral, por në këtë rast klubi ukrainas do të detyrohej që të paguante të gjitha shpenzimet. Për një gjë të tillë “Motor-ZNTU-ZAS” nuk është i gatshëm.
“Drejtuesit e klubit janë duke konsideruar mundësinë që dy ndeshjet t’i luajë si mysafirë. Sipas të gjitha gjasave ndeshjet do të luhen më 15 e 16 tetor në terrenin e Besa Famiglias”, thuhet në njoftimin e klubit ukrainas.
Shumica e mediumeve ukrainase e kanë publikuar lajmin që ekipit kosovar nuk i është lejuar hyrja në këtë vend. Disa prej mediumeve këtë vendim e kanë vlerësuar skandaloz. Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme nuk kanë komentuar më shumë vendimin.
“Çdokush që dëshiron të futet në Ukrainë mund ta bëjë këtë. Kjo çështje është më shumë në kompetencë të kufijve shtetërorë”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, shkruajnë mediumet ukrainase./koha/
sallate ruse edhe ktu——qe kur fitoi ky pitbulli i Putini-t e hengri te gjatin edhe Ukraina
ikni mos luani fare me keto legena kaukazi