Cesc Fabregas po thyen rekordet në Spanjë. Që nga transferimi i tij tek Barcelona, lojtari po shënon gola çdo 51 minuta. Katër gola të shënuar për Barcelonën, dhe dy për Spanjën e kanë shndërruar atë në njërin prej golashënuesve më të mirë, të cilit nuk i mungon goli.
Edhe pse nuk është sulmues tipik, Fabregas duket se ka rilindur me Barcelonën duke i ndihmuar sulmuesit dhe shënuar gola. Fabregas shënoi gol kundër Napolit, në miqësore, pastaj kundër Portos (Superkupa e Evropës), kundër Vilarealit dhe me Spanjën. Ndeshja kundër Liechtensteinit është e vetmja ku Cesc Fabregas nuk ka shënuar gol në këtë sezon. ORA