Milani ka marrë një lajm të hidhur, pasi në super sfidën e nesërme kundër Barcelonës, nuk do të ketë në dispozicion sulmuesin e saj kryesor, Zllatan Ibrahimoviç.
Ky i fundit ka pësuar një dëmtim të kofshën e djathtë dhe nuk është stërvitur me ekipin. Përveç Barcelonës, suedezi rrezikon që mos të marrë pjesë as në ndeshjen e rëndësishme të fundjavës në kampionat, atë kundër Napolit.
Pavarësisht mungesës së Ibrahimoviç, administratori i Milanit, Adriano Galiani, nuk e sheh situatën dramatike.
“Jemi të qetë, do të luajnë Kasano dhe Pato: dy kampionë. Nuk më pëlqen që të qajmë tani. Jemi kampionë të Italisë dhe nuk do të shkojmë të luajmë një ndeshje me eleminim direkt. Ka ndeshje të tjera, kështu që jemi të qetë”, ka thënë Galiani.
Përveç Ibrahimoviç, që nuk do të ketë mundësinë të përballet me ish-skuadrën e tij, për Milanin do të mungojë edhe braziliani Robinjo.