Juventusi starton furishëm, mposht Parmën

11 Shtator 2011, 14:47Sport TEMA

Skuadra e Juventusit ka shënuar fitore bindëse në start të kampionatit italian  Serie A, duke e mposhtur Parmen me rezultat 4-1.  Lojtari i transferuar nga Lazio, mbrojtësi Lichtsteiner  ishte ai që e hapi serinë e golave tek Juventusi, në minutën e 17. Gola në pjesën e parë më nuk pati. Italiani Simon Pepe ngriti epërsinë  e vendasve në minutën e 58. Radha për gol i erdhi lojtarit të transferuar nga Leverkusen, Arturo Vidal i cili shënoi për 3-0 në minutën e 73.

Për të përmbyllur një paraqitje fantastike në Torino u përkujdes i riu Marchisio, i cili arrin të shënojë gol në minutën e 83. Zhvillohej minuta e 90 kur mbrojtësi De Ceglie bën ndërhyrje të palejueshme  në zonën e Juventusit, dhe gjyqtari vendos për penallti, të cilën e konkretizon ish lojtari i Juventusit, Giovinco. Në fund Juventus-Parma , 4 me 1.

5 komente në “Juventusi starton furishëm, mposht Parmën”

  1. 1444 says:

    FORCA JUVEEEEEEEEEEEE

    1. AK says:

      FUQISHEM ME PARMEN? ME PIRLON…:P

  2. bob says:

    Eshte fillimi, dhe eshte i mbare.Shpresoj qe te kthehet Juventusi i koheve te shkuara, per te treguar se e ka lene pas ”njollen” e dhene ne skandalin e calciopolit (vetem Juve ishte fajtori?!)

  3. juve says:

    base asht viti jon , uroj te zeme ndonje vend te dyte se te parin asht rrezik te na hedhin prap jasht seris a , na sbresin posht prap , juves i nevoitet nje si moxhi , ne 2006 ishte nje skuader me 8 futbollist te kombetares qe po mhniste boten si barcelona sot . po te mos e penalizonin do te ishte siq asht barcelona sot , kam deshire te fitoj sivjet per inat te fotbollisteve qe e rrefuzuan

  4. Dayana says:

    Gee wililekrs, that’s such a great post!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje