Federata Malazeze e Futbollit, presidenti së cilës është ish-“ylli” i Milanit, Dejan Saviçeviç, ka shkërkuar dje trajnerit e kombëtares së këtij vendi, Zllatko Kranjçar, për dështim në kualifikueset e europianit, pasi Mali i Zi me shumë mundësi do të jetë vend i dytë më i keq, që do të thotë se nuk futet as në “play-off”.
Komiteti ekzekutiv i kësaj federate e ka parë të arsyeshme t’i ndërpresë marrëdhëniet me trajnerin e famshëm kroat edhe për arsye të problemeve në skuadër, kryesisht për mosaktivizimin e Fatos Beqirajt, shqiptarit të përfaqësueses malazeze, që po kalon një formë të shkëlqyer. “Ne duam që Shoqata e Futbollit e Malit të Zi të jetë një organizatë serioze dhe parimore, në të cilën të gjithë të respektojnë detyrat dhe kodet e sjelljes.
Në gjashtë muajt e fundit, trajneri Kranjçar nuk ishte i tillë,”- shkruhet në deklaratën e federatës malazeze. Ndërsa presidenti Dejan Saviçeviç nuk sqaroi shumë gjëra: “Kranjçar nuk ishte i njëjti, me atë të vitit të kaluar.” U nxor në plan të parë ky fakt për të kuptuar se si funksionojnë qeveritë e futbollit në Europë, madje shumë pranë nesh, te fqinjët malazezë, kur ka dështim të kombëtares. Mali i Zi, ndonëse është formuar si shtet vitet e fundit, ka lojtarë të shquar, si Vuçiniç dhe Jovetiç, me ndihmën e të cilëve mund të pretendosh kualifikimin.
Po me përfaqësuesen e Shqipërisë çfarë po ndodh? Humbja me Luksemburgun, ndonëse në publik është përqasur në mënyrën më të hidhur, nga drejtuesit e FSHF-së është gëlltitur si gjella e ditës. Nëse Zllatko Krajnçar u shkarkua se humbi me Uellsin, çfarë duhet të ndodhë me Kuzhen, që u mund nga Luksemburgu?
Duket qartë që malazezët kanë punuar me një strategji të caktuar, me objektiva konkretë, që nuk u realizuan dot nga kroati Krajnçar, ndërsa Kuzhe ka guximin të deklarojë pas më shumë se dy vjetësh në krye të Shqipërisë se “duhet ta rinisim nga e para”. Kjo ndodh sepse asnjëherë FSHF nuk ka vendosur objektiva të qarta për trajnerët e huaj, ndoshta ngaqë edhe strategjia e saj ka qenë afatshkurtër, sot për nesër. E në këtë pikë s’ke çfarë t’i kërkosh llogari trajnerit.
Komiteti ekzekutiv Qeveria e futbollit në vendin fqinj reagoi menjëherë pas dy humbjeve të Malit të Zi, me Shqipërinë në miqësore (3-2) dhe me Uellsin në eliminatore (2-1), pa harruar edhe barazimin (1-1) me Bullgarinë më 4 qershor, ndërsa organi më i lartë i FSHF-së as e ka ndër mend të mblidhet dhe të diskutojë për këtë situatë të vështirë ku ndodhet futbolli shqiptar.
Gjithsesi, burime pranë KE-së tregojnë se disa anëtarë kërkojnë t’i bëhet një analizë e thellë gjendjes në kombëtare, punës së trajnerit të huaj dhe të hartohet një strategji për të ardhmen. Se kur do të mblidhet komiteti, këtë e di vetëm presidenti Duka, që para se të nisej për në Luksemburg deklaroi se puna e trajnerit do të vlerësohet pasi të përfundojnë eliminatoret. Mos vallë humbja me një përfaqësuese amatorësh nuk është e mjaftueshme?/sportishqiptar/
autori i artikullit ka disa shkrime qe flet kunder trajnerit..
po ta perserisim dhe njehere qe duhet te shkruash per lojtaret pula te kombetares sone dhe jo per trajnerin…ca mund te beje ai kur ke kete lloj ekipi dhe nuk industri futbolli qe te prodhoje futbollista…
ne meritojme vendin e fundit ne grup…
Ky trajneri i kombetares sone qenka i pacipe fare se kerkon te rqendroje akoma si trajner kur ky ka deshtuar komplet
Ky ka nivel shume te ulet profesional —Ky nuk nderhyn asnjeher ne loje edhe kur loja eshte hale fare —
Mbrojtjen ky e ka komplet te pa organizaur fare
Lojtaret tane jane shume te mire –Jane tamam te talentuar -Dhe ndeshja me Francen tregoi gjitheshka , se ne kemi lojtare te shkelqyer –
-Por nuk kemi Portier dhe trajner, keta te dy duhen hequr urgjentisht
Juve te shekullit ju ka marre koak era e nuk dini c’te thoni. Ketu nuk ka shtet mor te dashur. Ketu ngordhet per buke, vriten gjykatesit m’u ne mes te dites, kryeministri eshte supermafioz e ju thoni “O bo bo pse nuk mblidhet federata te diskutoje humbjet!” Rrini e derzi rehat e mos u merrni me keto budallalleqe.
Ne nuk na e ka fajin trajnieri,por lojtaret tane ”trima” qe mbaje ne vetvete virusin e INFERIORITETIT ngado qe shkojne.
Edhe sikur Shqiperia te zgjidhte si trajner Jezu Krishtin,ne prape do kishim te njejtat probleme.
Ne kemi nevoje per ndryshime RADIKALE brenda shoqerise shqiptare,e cila ne shkembim prodhon lojtare te tille.
Der atehere une po vazhdoj te jetoj i qete jashte shtetit.
Lojtaret e Kombetares Kuq e Zi jane pjes e ketij Kombi te shtypur pa gjak pa dinjitet si Politikanet Vrasesa e Hajduta, Intelektuale Frikacake e Servila, qe nuk marin ne dore Fatet e Kombit sepse keta jane Ajka e tij. keta qe kane mundesi te ndryshojne dicka Kombetarje Futbollistet te cilet luajne ne EU sua ndien per qenien Shqiptar. Pa su rrit Ndergjegja Kombetare, Kultura Humanizmi ndaj njeri tjetrit dhe Natyres nuk leviz asgje ne kete vend do te mbetemi delja e zeze e EU.
A e kupton o gazetaro,qe ne ne rradhe te pare nuk kemi lojtare,nuk kemi kampionat,lojtaret qe jane jashte,pervec na 2 kokrrave,luajne si zevendesues neper skuadra leshi.I shihja lojtaret tane ne ndeshjen me luksemburgun,ishin shume me poshte se ata edhe ne parametrat fizike(nderkohe qe gjysma e ekipit tyre jane amatore),lojtaret tone u duknin te vegjel,raketike.Prandaj gazetaro,mos ja fut kot,ju mund te thoni te gjejme nje trajner vendas,qe mos te harxhojme pare kot,se nuk kemi gje ne vije edhe per te ardhmen.Gazetaret shqiptare ,e ngrejne kombetaren ne qiell kur fiton ndonje ndeshje,dhe te gjithe ne fluturojme dhe fluturimi shkon shume larg,p.sh.me hedhjen e shortit per ne kampionatin boteror ne Brazil,mendojne se ne mund te kualifikohemi.Kete mund ta enderrojme ne tifozet,nga deshira e madhe,por jo te flasin specialistet dhe tranjeret qe thone me pak kujdes edhe dalim(keshtu thone gjithmone kur hidhet shorti ose fitojme ndonje ndeshje).Prandaj duhet te jemi realist,me kete nivel futbolli dhe lojtare qe kemi ne kampionatin tone karagjoz,asnjehere nuk mund te kualifikohesh ne kompeticionet europiane dhe boterore.