Bogdani mbron Kuzhenë: Faji është yni

8 Shtator 2011, 12:23Sport TEMA

Erjon Bogdani është i mendimit se Josip Kuzhe nuk duhet larguar me urgjencë pas humbjes me Luksemburgun. Bomberi i Kombëtares shqiptare lëshon kritika të forta në adresë të skuadrës kuqezi dhe merr përsipër përgjegjësitë.

“Duke nisur që nga unë i pari dhe më pas të gjithë të tjerët që zbritën në fushë, duhet të mbajmë përgjegjësi për atë që ndodhi. Luajtëm një ndeshje shumë të dobët dhe për këtë jemi fajtorë të gjithë”, deklaroi golashënuesi më i mirë i Shqipërisë. “Mbrëmje e errët për ne. Gabuam të gjithë. Gabova unë, gaboi e gjithë skuadra deri tek portieri. Mendoj se ishte një nga ndeshjet më të dobëta dhe më zhgënjyese që kemi bërë vitet e fundit dhe kemi përgjegjësi ne që ishim në fushë. Humbëm qetësinë, po kërkonim me ngulm të shënonim, por lamë shumë hapësira mbrapa. Pastaj dalja e Agollit me të kuq dhe më pas imja i përkeqësuan gjërat dhe sollën më pas atë rezultat zhgënjyes. Mendoj se këto ishin arsyet kryesore.
Ishit shumë i nervozuar gjatë ndeshjes, ndërkohë që kishit thyer edhe një rekord historik”, ka pohuar lojtari. Më pas, ai ka shpjeguar edhe marrjen e kartonit të kuq në minutat e fundit të lojës. “Isha nervoz dhe gabova, ndaj duhet që të rinjtë të mësojnë nga gabimet e më të vjetërve. Ajo që bëra ishte e gabuar dhe më duhet ta pranoj. Ishin faktorë që ndikuan, por më shumë ishte faji i skuadrës dhe i lojtarëve. Nuk hymë në fushë me përqendrimin dhe me besimin e duhur. Bëmë disa gabime foshnjarake. Para ndeshjes kishim thënë vazhdimisht se ishte një ndeshje e vështirë për t’u fituar. Madje, për këtë kemi pasur një bisedë me presidentin e FSHF-së, por edhe me trajnerin. E dinim që do të ishte e vështirë, por sërish nuk arritëm të hynim me mentalitetin e duhur”, ka vazhduar ai. Në fund, “Bogu” flet edhe për të ardhmen e tij me Kombëtaren. “Nëse unë nuk bëj pjesë në planet e trajnerit për edicionin e ardhshëm, nuk mërzitem. Ai ka një strategji të tijën dhe një projekt. Unë gjithashtu jam i ndërgjegjshëm për moshën që kam. Por, nëse trajneri nuk i thërret lojtarët e mëdhenj në moshë si një formë ndëshkimi për paraqitjen e dobët kundër Luksemburgut, atëherë kjo është e padrejtë”, ka thënë Bogdani.(panoramasport)

8 komente në “Bogdani mbron Kuzhenë: Faji është yni”

  1. ilia says:

    kuzhe nuk ka faj,,,biles ai nderyri me nje zvendesim pas daljes se agollit dhe ne barazuam…punen e ti si teknik per reshtimin e skuadres e beri me se miri..ka shume faktor per humbjen…po ne duhet te zbresim me kembe ne toke shqiperia kete nivel ka edhe barazimi do ishte i mire…pune pune pune..dhe deshire ne fushe…fusha e futbollit eshte nga te paktet vende ku djersa te paguhet me nje here…ciao

  2. 078 says:

    po ik mor plere Bogdani,
    e kishe luajtur 1 Luxemburgun me koeficent 8 apo 1/1 me koeficent 15.
    po nuk iku ky bogdani me disa te tjere qe luajne baste nuk behet kombetarja.
    Dolen dhe 2 lojtare me te kuq keta shkerdhatat, gjoja per justifikim te na mbushnin mendjen.

  3. vangjel says:

    Nuk ja ka fajin Shqiperise KUZHJA .Por kjo eshte gjendja e futbollit tone .E cmund te presesh futboll ku tek ne kampionati kombetar vetem kampionat futbolli nuk eshte .pa ambiente sportive ,me te gjitha ndeshjet qe shiten apo i falen te besuarve te qeverise ,me nivel te ulet futbollistesh qe nuk kane fuqi te lozin as nje pjese loje.Traineri fut taktiken e skemen e lojes .por cte beje ai kur keta futbolliste ka .gjysma mbi 30 vjet .Ju do thoni perse nuk e ka rinovuar ekipin .Nuk eshte faji i tij qe te rinjte nuk bejne perpjekje per te ecur perpara .Eshte turp qe te rinj 20 -25 vjecare nuk jane me te mire se keta te vjeterit .Ne shqiperi duhet te ndryshoje organizimi e drejtimi i futbollit ne fillim ,aty nuk ka ekipe zinxhir per te nxjere futbolliste .Por kjo gje nuk behet dot me kete qeveri te koruptuar e me kete kryetar federate te koruptuar te qeverise.

  4. mekaniku says:

    Zhdukeni mer ket UJKANIN NGA PORTA NE QOFTESE NUK DONI ME LON NOM PORTIERI ME I KEQ NE HISTORIN E KOMTARES TON.

  5. leverdia says:

    Une nuk mendoj se duhet larguar Kuzhen sepse vetem do te humbnin kohe e tregun per momentin nuk ofron diqka trejner me te mire (per mundesit tona financiare). Plus me Kuzhen Shqiperia i ka bere disa nga lojrat me te mira qe kam pare ndonjehere duke luajtur nga kombetarja.

  6. beni says:

    normal se i kan shit bashk ndeshjet po e pat golin e par qe hengrem nga franca dhe nje femije e kapte ky beri sikur u hodh dhe e la kushedi legeni do ket mar ndonje mije euro se per aq e shesin flamurin keta legenat

  7. PortierKot says:

    Portieri eshte kot dhe nuk meriton te luaje me me kombetaren pasi i jane dhene plot shanse te provoje veten.Ne cdo ndeshje qe ka luajtur ka bere gabime qe na kane ndeshkuar.Problemi eshte se edhe portieret e tjere jane te te njejtit nivel.Skela,Lala,Duro faleminderit per cka keni dhene per kombetaren por mosha ben te veten dhe duhet te largoheni vete me dinjitet.Hyka,Bakaj,Lika,Muzaka,Roshi duhet te jene titullare dhe duhet menduar per te gjetur te tjere te rinj per stolin.Ne sulm Bogdani eshte ala i nevojshem por nqs Vajushi vazhdon te rritet profesionalisht mund te jete zevendesuesi i Bogut. Mendoj se Bledar Kola,Besnik Hasi, dhe Astrit Hafizi duhet te merren ne konsiderate nqs Kuzhe largohet.

  8. dua gol says:

    Fajtorin nuk e gjen dot njeri,kjo dihet. Dhe sidomos kur behet fjale per te gjetur fajtor ne nje ekip qe ka mbi 11 lojtare. Fakt eshte qe kombetarja do rinovuar duke nisur qe nga Kuzhe dhe te tjere,pavaresisht emrit.Rendesi ka qe nderhyrja te behet ne vendin dhe kohen e duhur.Pese apo gjashte lojtare, e dine vete se aty nuk kane me vend ,jo per faj te tyre por eshte cikli qe eshte mbushur. Detyre e drejtuesve eshte ta bejne kete nderhyrje sepse ndryshe,per ata qe themi sot se jane te rinj,neser nuk do jene me te tille se edhe per ata koha leviz.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje