Mesfushori rus, Anderi Arshavin, është shprehur se për Arsenalin do të jetë shumë e vështirë, pas shitjes së Çesk Fabregas dhe Samir Nasri. Sipas tij, “shitja e Fabregas e Nasri është një katastrofë për Arsenalin”.
“Duke parë ndeshjen me Udinezen, i thashë Nikolas Bendntner se tashmë i vetmi të cilit mund t’ja pasosh topin pa frikë, është Robin Van Persi”, shprehet rusi.
“Thuhet se askush nuk është i pazëvendësueshëm, por nuk është e vërtetë. Fabregas tek Arsenali mund ta zëvendësojë vetëm Ksavi. Me blerjen e Artetas e Benajun, do duhet të ndryshojmë lojën”, ka vazhduar Arshavin.