Juventusi të premten inaguron stadiumin e ri dhe një prej të ftuarve është presidenti i UEFA-s, njëkohësisht një prej legjendave të bardhezinjve, Mishel Platini.
Duke folur për mediat, Platini ka thënë se, “Juventusi mund të fillojë një cikël të ri, duke nisur që nga stadiumi. Besoj se Juventusi është gati të fitojë”.
Një tjetër lajm në shtëpinë e Juventusit ka të bëjë me kapitenin Alesandro Del Piero, që ka deklaruar se ky nuk mund të jetë viti i fundit në futbollin e luajtur për të.
Del Piero ka lënë të kuptohet se dëshiron që të luajë edhe një sezon tjetër, tek Juventusi, apo gjetkë.
ne jemi te paret ne itali,sa do qe na cuan ne serin B prape do dominojne ne itali dhe europe
Si ish futbollist i Juves Platini ka folur bukur…por si zyrtar i larte i Fifas ai e di mire se Juve po kalon akoma krize…