Zyrtarizohet marrëveshja, Seria A do të luhet

5 Shtator 2011, 17:32Sport TEMA

Tashmë është zyrtare: kampionati italian do të nisë normalisht dhe nuk do të ketë më shtyrje. Drejtuesit e Federatës Italiane të Futbollit dhe përfaqësuesit e futbollistëve kanë nënshkruar marrëveshjen për kontratat kolektive, duke i hapur rrugë kështu nisjes së kampionatit.

Java e parë e kampionatit italian, që ishte parashikuar të luhej më 27 gusht, nuk u luajt, pasi futbollistët vendosën që mos të zbresin në fushë. Ndeshja hapëse e kampionatit do të jetë ajo mes Milanit dhe Lacios së Lorik Canës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje