Pep Guardiola, trajneri i ardhshëm i Spanjës

7 Shtator 2011, 12:40Sport TEMA

Spanja siguroi dje kualifikimin për në Euro 2012, por kjo gjë nuk përbente ndonjë surprizë dhe në Spanjë, në vend të kualifikimit, kanë nisur debatet për trajnerin e ardhshëm të kombëtares.

Kontrata e trajnerit aktual, Vinsent Del Boske përfundon pikërisht pas Euro 2012 dhe nuk dihet nëse ky I fundit do të vazhdojë të qendrojë në krye të spanjollëve.

Pas fitimit të botërorit dhe pas eksperiencës që do të kalojë në Euro 2012, vështirë se Del Boske do të pranojë të vazhdojë më tej, duke qenë se përmbyll ciklin e tij.

Për këtë arsye, në Spanjë kanë filluar të flasin për zëvendësuesin. Dhe, kush më mirë se Pep Guardiola mund ta zëvendësojë Del Bosken?!

Guardiola ka qenë më shumë se një herë pranë largimit ngaBarcelonadhe ky mund të jetë pikërisht viti i fundit i tij nën drejtimin e blaugranave, duke qenë se tashmë ai ka arritur majat dhe stimujt nuk janë të shumtë për të vazhduar.

1 komente në “Pep Guardiola, trajneri i ardhshëm i Spanjës”

  1. spartan says:

    GUARDIOLA MERITON VENDIN E TRANJERIT TE KOMBETARES SPANJOLLE.DHE KENI PER TE PARE SUKSESIN E JASHTEZAKONSHEM TE TIJ.URIME GUARDJOLES .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje