Neimar? Më afër Barcelonës se Realit

6 Shtator 2011, 13:02Sport TEMA

E ardhmja e talentit brazilian, Neimar, mbetet ende një dilemë e madhe. Gjatë gjithë verës është folur për një kalim të mundshëm të tij tek Reali, por tashmë në lojë duket se ka hyrë fuqishëm edheBarcelona.

Madje, kjo e fundit është më e favorizuar se Reali për të marrë Neimar. Kjo gjë është konfirmuar nga presidentin iSantos, Luis Alvaro de Oliveira.

Ky i fundit ka thënë se e ardhmja e Neimar është më afër Barcelonës, se sa Realit, duke shpjeguar se ka pasur edhe një takim me presidentin e Barcelonës, Sandro Rosell.

Neimar ndërkohë ka përgënjeshtruar arritjen e një marrëveshje me Barcelonën, duke thënë se nuk ka nënshkruar me asnjë prej ekipeve të përmendura, por ka pranuar kontaktet dhe takimet e kryera.

Mediat thanë pak ditë më parë seBarcelonaka arritur një marrëveshje me Santosin për blerjen e Neimar, për një shumë prej 60 milionë eurosh.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje