Kuzhe nuk ndihet fajtor për humbjen e turpshme me Luksemburgun

7 Shtator 2011, 16:42Sport TEMA

Humbja e Shqipërisë ndaj skuadrës ‘amatore’ të Luksemburgut (1:2) ka qenë turpshme, por trajneri Josip Kuzhe është bërë sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Ai jo vetëm që nuk ka pranuar të mbaj asnjë përgjegjësi, jo vetëm që nuk ka pranuar që të japë apo të mendojë dorëheqjen, por ka shkuar edhe më tej duke pohuar se faji i humbjes ishte i mbrojtjes dhe jo i zgjedhjeve të tija. “Nuk kam pse të jap dorëheqjen. Unë kisha një skuadër me shumë mungesa dhe gabimet u bënë nga mbrojtësit të cilët duhet të ishin treguar më të kujdesshëm. Hodha në fushë një skuadër, që do më jepte tri pikët, por pashë se disa lojtarë nuk m’u përgjigjën si duhet, ndaj edhe bëra zëvendësimet në pushim të ndeshjes. Mendoj se duhet të vazhdojmë përpara dhe të mendojmë për rinovimin e skuadrës. Në gjykimin tim, pas këtij takimi disa lojtarë nuk do të thirren më në kombëtare”, ka thënë Kuzhe, raportojnë mediat shqiptare. Ndërkaq, trajneri i kombëtares, nuk ka lënë pa i hedhur një pjesë të fajit të këtij dështimi edhe gjyqtarit finlandez për dy kartonët e kuq, paçka se si Agolli dhe Bogdani i merituan ndëshkimet në kuptimin e plotë të fjalës. “Gjyqtari na dënoi me dy kartonë të kuq, duke u bërë protagonist. Mendoj se si te Agolli dhe te Bogdani e kuqja ishte e ekzagjeruar”, ka pohuar Kuzhe, kontrata e të cilit zor se do të rinovohet pas këtij turpi në Luksemburg./KD/

22 komente në “Kuzhe nuk ndihet fajtor për humbjen e turpshme me Luksemburgun”

  1. danny says:

    Po cili eshte ai trajner qe ka pranuar ndonjehere pergjegjesine me kombetaren tone?.Dhe e dine pse
    sillen keshtu?.Sepse para se ti caktojme ne,u puthim b….,dhe i mburim sikur jane me te miret???!!!.
    Ne kemi,m….lojtare,m…trajnere dhe nje m…kryetar (Duka).Te gjithe,Cana,Salihi,Bogdani,Lala,etj,etj,duhen qeruar me turp,po na cojne te fundit ne grup.Turp.

    1. Aqifi says:

      Kuzhe dihej qe ne fillim se ishte kumarxhi i rregjur. Nuk duhet te cuditet askush se Kuzhe + Duka do ta benin kombetaren prostitute pazari per te fituar lloto. Ku ka rast me te mire per te bere para se me Luksenburgun qe kishte fituar vetem 3 ndeshje qe nga viti 1995! Ndeshjet e radhes Shqiperia mos t’i luaje me ne Qemal Stafa, por nje here ne Las Vegas dhe njehere ne Monte Carlo.

      1. gerti says:

        per mendimin tim i vetmi person me me pak faje eshte kuzhe…ujkani ne te 2 ndeshjet ka dhuruar te pakten nga nje gol kundershtarve(nuk eshte akoma gati per portier i pare)..shqiperia se ka nivelin dhe luksin te ktheje rezultate.luksemburgu o njerez ta kuptojme qe ne futbolle ska te medhenje e te vegjel(heqim barcelonen),nuk duhej nenvlersuar aspak,kur u be shqiperia me pas nen vetes ekipe te tjera aman???5 mungesa titullaresh…2 kartona te kuq qe si bogdani fund karriere e pa skuader si agolli nuk duhen te therriten me……..biles po te isha si duka e fshf do i jepja besim te pakondicionur ne zjedhjet ekstreme qe mund te beje tani kuzhe.(te therasi vetem te motivuar edhe pa emer)..nje fjale tjeter degjoja disa tifoza shqiptar dje ne sfond qe i therrisnin pedofila luksemburgesve.sporti duhet te jete nje spektakel famijar besoj se dhe ketu humben (pasqyre e situates shqiptare)..proud to be albanian shkruhej…cfare egoje ka kjo turm pseudo tifozesh qe gjoja organizohen etj,,hipokrizira.ndeshjet e kombetares duhet te jene takim midis popujve ska nevoje per ultaras etj kot fare…..desha dhe te kujtoja se sa u mbylle ne south korea kampionati i atletikes nuk me zuri syri nje ATLET shqiptar….kemi humbur shume shume…shof shoket e mi( 20 vjecar me barkun tek goja se eshte status mirqenije)nejse ….krahes KUZHE KOMBETARJA KA NEVOJE PER NJE PSIKOLOG DHE FUTBOLLISTE PA EMER PO TE MOTIVUAR. FUTBOLLISTE

        1. Al Bano says:

          Duka, Kuzhe dhe te tjeret ne kombetare dhe federate nuk jane gje tjeter vecse nje grup matrapazesh dhe kumarxhinjsh. Luksemburgun e mund edhe nje ekip lagjeje.

  2. dua gol says:

    E si mund te japi dorheqjen ai ,kur pas ketij veprimi humbet pjesen e mbetur te parave pa terhequr ? Po ta shkarkojne ai merr deri ne qindarken e fundit sipas kontrates.

  3. Bajram Curri says:

    Me ato lojtar te marum qe kishim,jo Kuzhe,po trenjeri me i mire ne bote,nuk bonte dermon.Lene pastaj cfare portieri kemi ne porte,eshte skandaloz.Kuzhe vetemper kete ndeshje nuk ka faj.

  4. pader Ti says:

    Ike ore legen,se po bije era ,edhe une ta Kisha drejtuar ate ndeshje me 1000% do ta kishim drejtuar…..

  5. LOLA says:

    si shpjegohet qe ne shqiptareve gjithnje na e ka fajin dikush

  6. Denny says:

    Plehra ti dhe lojtaret bashke ! Me siguri e kane shitur dhe kushedi se sa para kane fituar me bastet e vena ne ndonje vend te Azise se larget, apo ne lindje te Rusise.
    Ik tashti, boll te mbajtem me rroge te majme. Per kryeministrin tone, ty te ka ardhur mosha e pensionit.

  7. orizioti vlore says:

    MBREME E PASH NDESHJEN ME DJALIN QE ESHTE10 VJEC. DJALI ME PYESTE BABI SI ESHTE E MUNDUR QE KATA MERCENARE NUK KANE GJAK ,ATE QE TI ME THUA QE SHQIPETAREVE NUK U KA MUNGUAR KURRE.DHE UNE JU PERGJIGJA QE NUK JANA NGA VLORA,PRA NUK JANE SHQIPTARE.

    1. nga deti kuq e zi says:

      te gjith njesoj jemi.

    2. stalinsali says:

      Bravo ! ( i thote orizioti oriziotit )

      1. LOLA says:

        CFARE SHPJEGIMI I JEP DJALIT DHE TI PSE NUK I THUA EDHE QE VLONJATET E KANE BERE GJOKIN GROPE DUKE I RENE ME GRUSHT

        1. stalinsali says:

          Hahahahahahahaaa, mbase mburremi pak po historia ka treguar qe kemi nxjere njerez me taban ne te gjitha fushat.

  8. nga deti kuq e zi says:

    Ne diten kur shqiperia turperohet, nje shqiptar shkelqen me tre gola spektakolar njeri me i bukur se tjetri per ngjyrat e Zvicres ! hallall Xherdan Shaqiri, tregoi Shqiperise se si humben talentet , se si djeg talente pa fund, qe mund te benin krenar token e tyre dhe jo nje shtet tjeter ! TALENTET jane pjesa me vitale e nje kombi ,ne i neperkembim, i lem pa buk, i leme, ne bodrume, s’kan nje shtang, peshngritesit, s’kan pishin notaret, shkrihet volejbolli Dinamos(!!!!), femijet luajn ne trotuare e futbollistet mes baltes, shkrihen klube sportive legjend partizan, dinamo, e pastaj themi : c’na duhet Xherdan Shaqiri. TRADHETAR I!!!!

  9. PaFaj says:

    Vijne keta te huajt ne Shqiperi dhe i ze semundja jone.Askush nuk jep doreheqje.Te gjithe jane te paprekshem.Sala nuk jep doreheqje,Armando Duka nuk jep doreheqje,Kuzhe nuk jep doreheqje,futbollistet pleq e te papune te kombetares nuk terhiqen.Te gjithe jane bindur se jane te pazevendesueshem.Hajde vend leshi hajde.

    1. danny says:

      Koment shume i sakte,jam dakort me ty Pafaj.

  10. orizioti vlore says:

    PER lolen.QE TE FLASESH DUHET QE TE KESH CFARE TE TREGOSH.A, lola NUK ESHTE RASTI YT.

    1. VFLP says:

      Lere se ti na tregove ndonje gje te bukur shume. Prandaj eshte mbushur kombetarja me vlonjate, se vetem ata kane gjak. Jeni shume mendjemedhenj ju labet.

    2. lola says:

      orizioti edhe ti nga vlora je keshtuqe nuk presim ndonje koment kushedicfare

  11. nga deti kuq e zi says:

    po cfare s’te kan bere vlonjatet moj lola?

  12. shkumbini says:

    1- Urgjentisht Bossi i korruptuar i federates pa ide ne futboll duhet te largohet?
    2- Urgjentisht Treneri i kot kuzhe te suspendohet trener pa ide rezultatet flasin vet?
    3- Urgjentisht te gjith pleqt gjysherit te suspendohen nga kombtarja dhe te krijohet ligji rregulli spanjoll kur lojtari kalon 30-tat mos te ftohet me ne kombtare edhe nese eshte ne formen me te mire?
    4- Urgjentisht trener duhet te jet nje kosovar ata e duan shqiprin dhe te gjith treneret kosovar dalin nga shkolla e vjeter jugosllave e futbollit ka shume nga ta: (isa sadria, Ardian kuzniku, Xhevat prekazi, kujtim shala, Fadil muriqi, Skender shengyli etj) keta jo vetem qe ishin futbollist te mdhenj por jan edhe trener te mire dhe per ndryshim nga treneret e shqipris keta kan me pak fjale dhe me shume diciplin dhe trening…Treneret e shqipris nuk bejn fare jan te kote thjesht ata mendojn se futbolli luhet me fillozofi dhe llomotitje dhe mbas 1 ore trening thojn mjaft se u lodhen qunat???
    5- Urgjentisht duhet ne si tifoz ta bojkotojm kombtaren ne ndeshjet e ardhme bojkot total derisa nuk behet nje reform radikale 70% pastrim ne kombtare te ftohen talent e rinj dhe nga garda e vjeter te mbetet vetem Curri,Cana,Salihi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje