Anzhi i ofroi Murinjos 25 milionë euro në vit për ta marrë si trajner

8 Shtator 2011, 12:15Sport TEMA

Rusët e Anzhit duket se i kanë bërë një ofertë të çmendur trajnerit portugez të Realit, Hoze Murinjo. Sipas “Marca”, Anzhi i ka ofruar Murinjos plot 25 milionë euro në vit, në mënyrë që ky i fundit të pranonte të bëhej trajner i ekipit.

Por, pavarësisht shifrës së frikshme, Hoze Murinjo ka refuzuar.

Anzhi është bërë një nga ekipet që ka shpenëzuar më shumë në merkato. Vetëm për operacionin e marrjes së Samuel Eto, Anzhi harxhoi 150 milionë euro.

Rusët e kanë kuptuar në fakt se, për të arritur suksese, nuk duhen vetëm lojtar të mirë, por edhe një trajner me nivel të lartë. Dhe, kush mund të ishte zgjidhja më e mirë se sa portugezi.

1 komente në “Anzhi i ofroi Murinjos 25 milionë euro në vit për ta marrë si trajner”

  1. orli says:

    Gjynah qe nuk e paskan kerkuar Pal Vaten,me falni Rudi Vaten eshte trajner me pervoje!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje