Rudi Vata: Jam gati të marr drejtimin e Kombëtares

7 Shtator 2011, 18:15Sport TEMA

Pas humbjeve të mëdha të Shqipërisë në dy ndeshjet e fundit, ish kapiteni i Kombëtares, Rudi Vata mendon se tashmë ka ardhur koha për rinovim të kombëtares. Në një intervistë për “Ora News”, ai thekson në këtë drejtim se nëse do të ketë lojtarë të mirë, skuadra kombëtare është në gjendje të pretendojë për fitore.
“Deri më tani puna jonë ka qenë e dobët për të pretenduar kualifikimin. Humbja tregon se kemi probleme”, shprehet ai.
Në lidhje me trajnerin e kësaj kombëtareje, Kuzhe, Vata thekson se trajneri ka përgjegjësitë e veta për humbjet, ashtu sikurse merr edhe lëvdatat e krenohet për arritjet e fitores.
“Trajneri duhet të ketë mbështetjen e lojtarëve dhe të grupit nëse një grup lojtarësh nuk jep atë që kërkon trajneri është e pamundur arritja e një rezultati të mirë. Humbja na solli më tepër shpenzime sesa rezultate. Ka ardhur moemtni që ne duhet të punojmë me njerëz të kualifikuar, ka mjaftueshëm njerëz që kanë kontribuar mirë për futbollin. Futbolli shqiptar është në krizë, shumë skuadra janë pa lojtarë, shumë skuadra të kampionatit elitar siç është Dinamo, janë në një krizë”, shprehet ai.
Pyetjes nëse ai do të pranonte të zinte vendin e Kuzhe, nëse ky i fundit do të jepte dorëheqjen, Vata deklaroi se do e pranonte me kënaqësi një ftesë të tillë.
“Do e pranoja, do të jem hipokrit nëse nuk do e pranoja. Me dëshirë do e pranoja sepse kam një pasion të jashtëzakonshëm për futbollin, kam një ëndërr për kombëtaren”, u shpreh Vata.

18 komente në “Rudi Vata: Jam gati të marr drejtimin e Kombëtares”

  1. Gezim says:

    SA EURO OFRON PER TENDERIN ????????

  2. Tironci Lugano says:

    Rudi
    Shum i deshperuar dukesh

  3. LOLA says:

    sa i shkon ajo shqiponja mbi koke duket si nipi i skenderit(skenderbeut)

    1. raimondi says:

      hahahahahahahahahahahahaha–Sa e dhjere eshte kjo Lola looooooooooooooooooooooool
      Le qe ca them edhe un e te gjitha Lolat keshtu jane hahahahahahaha

  4. nga deti kuq e zi says:

    te marresh kombetaren eshte biznes fitimprures duket hapur. po Rudi besoj e meriton dhe mund t’ia dale! ose bledar kola, pse jo ERVIN SKELA !

  5. hugo says:

    RUDI MOSE KE NGELE GJE PAPUNE MIRE E KE MENDUAR TE MARESH EDHE TI CA LEK

  6. stalinsali says:

    Ik o Rudi ik, ti me gjithe ate direktorin president te futbollit. Keni nje dekade qe po nderroni trainerat si autobusat dhe asgje ne drite. Thjesht llafi, nuk kemi per tu bere ndonjehere si kombetare kedo qe te kemi ne krye. Leri keta djemte te lozin rehat jashte se shqiperia nuk eshte per futboll. Te pakten shkriheni kombetaren dhe mbylleni me dinjitet njehere e mire.

  7. PaFaj says:

    Rudi nuk ke eksperiencen e nevojshme per te qene trainier i kombetares.Te shohim si do te dalesh me ate ekipin qipriot qe drejton dhe pastaj mund te pretendosh per kombetaren.

  8. Durro says:

    Kemi shpresa te larta, na i plocon dot Vata? Hidhu ende ti o vata to shofim e ca me bejm.

  9. akil says:

    bledar kola eshte me adapti per ate pune ylli i futbollit shqipetar

  10. danny says:

    Nuk behet buke gruri me miell misri.Kur do e kuptoni more shoke?.

  11. Arjana says:

    Mos shkarkoni Kuzhen! Nese vjen trajner tjeter, do jete me keq. Kuzhe e njeh futbollin shqiptar mire tashme dhe do te marre maksimumin e mundshem nga ai. Jam i sigurt.Shkarkimi i tij do sherbeje vetem si alibi e Federates per gjendjen katastrofale te futbollit shqiptar. Kam parasysh kampionat dallaverin ku ajo eshte fajtorja baze.

  12. Babushi says:

    Me ardh dhe Murinjo nuk ka bir nane qe na bon derman akoma me 50 vjecar dhe me gjith lojtar te kadegorive te dyta dhe te treta dhe me rezerva ne ekipet e tyre dhe deshin me fitu me francen kto morra po ca me bo se jemi shqiptar dhe ndjehena krenar kur luan kombetarja po jo me kshu morrash hajt se ma mire do behet

  13. orli says:

    O Rudi!sa vjet ke eksperienc si trajner?0.Dukesh qe je kusheriri i Pal Vates,qe kur i thane qe nuk ka material per katin e dyte,tha:”vazhdoni te tretin(po ja ndertonin shtepine)keshtu edhe ti si shumica e shqiptarve qe pa mbaruar tetvjeçaren kane blere universitetin dhe jane bere dhe deputet per te na bere ligjet!!kjo eshte”mrekullia”shqiptare qe themi se dime gjithçka dhe nuk dime asgje vetem”rritju mendja kolo”Murinjon kur i thane te behej trajner i portugalise tha:”jam shume i ri per trajner kombetarje”ndersa ti mor Rudi pa bere asnje dite trajner hop e ne drejtimin e kombetares!!!Unè them se po nuk beri diçka Kuzhe,hiqeni nga mendja se do beje dikush tjeter.

  14. Bobi says:

    me ket e sigurte qe shkojm ne boteror…

  15. oponenti says:

    Rudi vata qendro me mire portret ne ambientet e stadiumit se po te heqin dhe foton fare. kur nuk u be kombetarja jone me te huaj dhe emra te njohur me shqiptar jo e jo qe nuk ka per tu bere.

  16. nga deti kuq e zi says:

    vetem Kreshnik Cipi e meriton te jete ne krye te Federates se Futbollit. student i shkelqyer, sportist model, biznesmen super i suksesshem, me pune te ndershme, tani Deputet.

  17. analist says:

    Po ti zoteri para nje muaji mbushe mediat se ekipet me te medha qipriote te kerkonin patjeter…. Me sa duket edhe kjo nje nga ato flluckat sapunore te tuat. Tani te lakmohet Kombetarja. Nuk je i vetmi.
    Por nuk besoj te jete aq budalle Armand Duka sa ta besoje ty kete detyre or qun malsije.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje